Uashingtoni aktivizon Gardën Kombëtare, vendi gati për protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakja e Uashington aktivizoi rreth 340 trupa të Gardës Kombëtare  në prag të përgatitjes së qytetit për protesta që mund të kthehen të dhunshme, ndërsa Kongresi pritet të votojë për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sipas një zyrtari të mbrojtjes amerikane, Kryetarja e Bashkisë Muriel Bowser bëri kërkesën ditën e Vitit të Ri që trupat e Gardës Kombëtare të vendosen në rrugët e Uashingtonit nga 5 janari deri me 7 janar, për të ndihmuar qytetin nga protestat. Zyrtari tha se anëtarët e Gardës Kombëtare të Uashingtonit do të përdoren për kontrollin e trafikut, por nuk do të jenë të armatosur apo me mburoja ushtarake.

Kongresi po mblidhet këtë javë për të certifikuar rezultatet e Kolegjit Elektoral ndërsa Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen dhe ka mbështetur protestat.

Zyrtari i mbrojtjes tha se nuk do të ketë trupa ushtarake në qytet dhe se ushtria amerikane nuk do të ofrojë mjete ajrore apo të dhëna të zbulimit. Garda e Uashingtonit do të ofrojë ekipe të specializuara që do të jenë të përgatitura të reagojnë ndaj incidenteve të mundshme kimike apo biologjike. Zyrtari tha gjithashtu se garda nuk do të ketë pjesëtarë të saj në parkun kombëtar të Uashingtonit apo në zonën përreth Kongresit amerikan.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të tregut tonë prej shumë vitesh,...

Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës...

Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të...

Lajme të tjera

Web TV