Destinacionet e turizmit inteligjent, projekti përfshin Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi inteligjent është dimensioni i radhës ku do të ketë përpjekje për të orientuar bizneset shqiptare për të zhvilluar idetë e tyre. Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpalli këto ditë thirrjen e parë për bizneset në sektorin e turizmit të cilët janë të interesuar të zhvillojnë idetë e tyre.

Këto të fundit do të mbështeten nga projekti NEST – Rrjeti për Zhvillimin e Turizmit të Mençur (Projekti Nr. 96 / Thirrja e Parë Projekt Standard – INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi) dhe kanë afat deri në 8 janar të paraqesin konceptin.

“Me synimin për të kontribuar në zhvillimin e destinacioneve të turizmit inteligjent, brenda projektit NEST, përzgjedhja e ideve dhe bizneseve për itinerare të reja për “destinacionin e turizmit inteligjent” në Shqipëri, synon të bashkojë grupet e synuara të përfshira në veprimet e programit pilot dhe të laboratorit në kohë reale të projektit NEST, në krijimin pjesëmarrës të iniciativave në territoret e përcaktuara”, thuhet në paraqitjen e Financave. Subjektet e përfshira në këtë aktivitet do të thirren për të mbështetur dhe promovuar itinerare inteligjente destinacioni në mënyrë që të prodhojnë një avantazh të vërtetë konkurrues dhe shërbime inovative për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në territorin tonë.

“Pjesëmarrësit thirren të propozojnë itinerare të turizmit eksperimental gjithashtu ndërkufitar – në fushat e sportit dhe natyrës dhe kulturës dhe ushqimit dhe verës (eno-gastronomisë) – me përfshirjen e autoriteteve lokale, operatorëve turistikë dhe kompanive që veprojnë në territoret në fjalë”, nënvizohet në dokument.

Ky projekt do të lejojë krijimin e itinerareve të reja eksperimentale të bazuara në menaxhimin inteligjent të destinacioneve lokale, gjithashtu në një perspektivë ndërkufitare. Itineraret e zgjedhura, koherente me kontekstet tematike të specifikuara më poshtë dhe që lidhen me Shqipërinë, do të duhet të favorizojnë zhvillimin e sipërmarrjes lokale inovative dhe të rrisin atraktivitetin e destinacioneve më pak të njohura, duke rritur dhe promovuar veçoritë e secilës zonë pilot.

Lexo edhe :  A mund të bëhet Euro një monedhë globale?/ Me rënien e Dollarit, europianët kanë mundësi

Referuar kritereve Financat bëjnë me dije se janë disa kategori që mund të dorëzojnë propozime për krijimin e itinerareve tematike duke nisur nga autoritetet lokale e entet publike tek sipërmarrësit dhe bizneset në sektorin e turizmit e deri tek qytetarët e thjeshtë që duan të vendosin objektet e tyre në dispozicion të itinerareve.

l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Lajme të tjera

Web TV