Rrëzohet avioni në Afganistan, humbin jetën 43 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion me 83 persona në bord me destinacion Kabulin është rrëzuar në Gazni të Afganistanit.  Si pasojë e këtij rrëzimi, deri më tani janë raportuar 43 viktima. Sipas një zyrtari avioni është rrëzuar si pasojë e problemeve teknike.

Zëdhënësi i guvernatorit të Ghazni, Aref Noori është shprehur se nuk dihet nëse bëhet fjalë për një një aeroplan ushtarak apo civil.

“Avioni është në zjarr dhe fshatarët po përpiqen që të shuajnë flakët.”, -u shpreh ai.

Autoriteti Afgan i Aviacionit Civil (ACAA) shkroi në një deklaratë se “nuk ka regjistruar asnjë rrëzim tregtar avioni” .

Disa media afgane kanë thënë se avioni i përkiste kompanisë kombëtare Ariana Afganistan Airlines. Kjo e fundit me anë të një llogarie në Facebook ka deklaruar se të gjitha fluturimet kanë përfunduar normalisht.

Ariana Afganistan Airlines (AAN), është në listën e zezë të kompanive fluturuese në Bashkimin Evropian. Avionët e kësaj kompanie përdoren ndonjëherë nga ushtria afgane, e cila i merr me qira për transportin e trupave brenda vendit. Përveç Ariana Afganistan Airlines, Afganistani ka vetëm një kompani ajrore private private, Kam Air, e cila është gjithashtu në listën e zezë evropiane./Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV