Rita Ora thuhet se ka ndërprerë fushatën me EE dhe Apple, sipas Daily Mail. Këngëtarja ishte pjesë e reklamës së lancimit të Apple 12 Pro në Nëntor, por pas thyerjes së rregullave kundër Covid-19 ka ndërprerë në “heshtje” kontratën me markat e mëdha.
Një burim tha për “The Mirror”: “EE e mori shumë seriozisht shkeljen e rregullave dhe nuk donte të dukej sikur po mbështeste veprimet e saj, duke e patur imazh të markës së tyre.” Rita ra në sy në reklamë për veshjen prej ari ku dukej si një “avatar”, por shumë shpjet vëmendja u kthye thyerja e rregullave kundër virusit.
Rita u kap duke udhëtuar drejt Egjipti dhe duke mos u karantinuar më pas si dhe festoi 30-vjetorin e lindjes me një grup miqsh, duke thyer rregullat e vendosura nga autoritetet britanike për të mos lejuar përhapjen e virusit.
l.m/Fjala.al