Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujë, në qytetin e Beratit, në Ditën e Ujit të Bekuar.
Meta bën thirrje që me besimin në Zot të përshpejtohen proceset demokratike që mundësojnë një Shqipëri si gjithë Europa!
“Nga Berati i mrekullueshëm, një prej qendrave më të bukura të qytetërimit tonë mijëravjeçar dhe shembull i harmonisë ndërfetare, kam kënaqësinë të uroj sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë: Gëzuar Ditën e Ujit të Bekuar!
Hedhja e kryqit në lumë simbolizon bekimin dhe fuqinë e Zotit mbi njerëzit. Me besimin në Zot, të ndriçojmë arsyen, të unifikojmë forcat dhe energjitë, për të përshpejtuar proceset demokratike, që mundësojnë një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Presidenti Meta.