Rama nënshkruan deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit me Erdogan: Mirënjohës për ndihmën e Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama i shprehu mirënjohjen atij për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në momentet kur Shqipëria kishte më shumë nevojë, si në momentin e tërmetit të 26 nëntorit si dhe gjatë pandemisë.

“Në këtë mikpritje të gjithë sëbashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri mes 2 qeverive. Jam mirënjohës Presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë, dhe kohën që i dedikoi disa çështjeve. Dua ta shpreh mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm të Turqisë që i erdhën pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Presidenti Erdogan ishte i pari që u angazhua për tu përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi përfshirje të një sërë vendesh dhe bën të mundur mbledhjen e ndihmave për Shqipërisnë. Solidariteti i Turqisë nuk ka qenë një solidaritet i shprehur vetëm në momentin kur Turqia ka psur një problem të vetin. Por edhe kur Turqia si e gjithë bota u prek nga COVID, Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë. Jo si disa vende të tjera që ndaluan dhe kalimin e ndihmave për ata persona që kishin nevojë. Një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm. Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e Presidentit Erdogan, në situata vështirësie, janë mishërimi i asaj fjalës së Kemal Ataturkut i cili thoshte se njerëzimi është një trup i vetëm.

Edhe pse Turqia u përball me tërmete dhe problemet e veta, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekond. Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla prezantojnë esencën e humanizmit që është në themel të kësaj marrëdhënie. Jam krenar që nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kjo e ngre partneritetin tonë në stadin e një marrëdhënieje institucionale. Vlera më e madhe që shoh është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta duke kapërcyer të gjitha pengesat mes 2 shteteve duke funksionuar si një organizëm” – tha Rama.

Të fundit

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit: “Pa merak, dy yjet që doni…”

Rafael Leao dhe Mike Maignan do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ri. Këtë la të paktën të kuptohet...

Miratohet ndërtimi i centralit të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në Kolonjë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe...

Trump: Para pak javësh ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë, raporton A2 CNN....

Lajme të tjera

Web TV