Votimi elektronik, PD propozon Fierin dhe Korçën, PS përfshin edhe Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas PD edhe PS ka dhënë propozimin e saj në KQZ për projektin pilot që do të përfshijë në votim dhe numërin elektronik në zgjedhjet që po afrojnë.

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Këto janë vetëm propozime nga palët politike pasi në fund KQZ do të vendosë se cilat do jenë dy qarqet apo Bashkitë ku do implementohet teknologjia në zgjedhje.

Më herët Partia Demokratike nëpërmjet një letre zyrtare, i ka propozuar Komisionit Qendror të Ligjeve që të projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave të realizohet në qarqet e Fierit dhe Korçës.

Propozimi i është dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit nga Sekretari i përgjithshëm i PS, Gazmend Bardhi.

Celibashi në kërkesën e tij, theksoi se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave, pikë kjo e dakordësuar në Këshillin Politik.

Për të vendosur se në cilat zona zgjedhore do zbatohet projekti pilot për të mundësuar numërimin dhe votimin elektronik, do duhet konsensusi i palëve politike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV