Veliaj ironizon Bashën: Një fëmijë i parritur e gjumash, s’bën gol as me portën bosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar një fëmijë të parritur e gjumash, që përpiqet të pengojë edhe ata që punojnë.

Nga Farka, ku i dorëzoi dokumentet e pronësisë për shtëpitë e reja dy familjeve të prekura nga tërmeti, Veliaj iu referua padisë së djeshme të PD-së, për të cilën tha se kërkon të mos lejojë të punojë as të tjerët.

Ai tha se Basha nuk bëri asnjë punë kur ishte në detyrë, por vetëm shtoi vilat e tij edhe në kohë pandemie, ndaj nuk mund t’u kërkojë të tjerëve të mos punojnë sepse ai vetë do ende të flejë gjumë.

Është si ato lojërat e fëmijëve, kur njëri nuk di të luajë, i vjen e ëma dhe u thotë të tjerëve lëreni ta prekë edhe ky topin. Mirë, po e lëmë ta prekë topin, po e lëmë edhe portën bosh, por u bënë 4-5 palë zgjedhje që ky del huq dhe nuk bën gol.

Se ky nuk di të bëjë gol as me portën bosh! Meqë ky s’di, të tjerët nuk do luajnë hiç? Pra, nuk do punojë asnjë, meqë ky do të flejë gjumë? Pra, në anën tjetër të kodrës (së Farkës), ku janë pasanikët, le t’i shtojnë vilat gjatë pandemisë duke vënë gjoba, kurse ana këtej e kodrës, që jetojnë në konteiner apo çadra, nuk duhet t’i bëjnë shtëpitë e reja?

Një gjumash nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar! Një i paaftë nuk mund ta kthejë paaftësinë në detyrim për të gjithë! Një përtac nuk mund ta kthejë përtacinë në modë për ne të tjerët që na hanë duart për punë!

Ky fëmijë i parritur dhe gjumash, që nuk di të bëjë gol, që nuk di as të luajë e as të punojë, është problemi i tyre, nuk është problemi ynë! Nuk mund ta detyrojmë Shqipërinë të zbatojë standardin e gjumit dhe përtacisë, apo të pasurimit në kohë pandemie”, deklaroi sot Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  "Në pijetore unë jam ulur", historia e dhimbshme e këngës së krijuar në burgun e Spaçit

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV