Mos i injoroni kurrë, këto janë 3 arsyet pse ju ënjten gishtat e duarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gishtat ënjten për një sërë arsyesh, disa të padëmshme, por ndonjëherë ënjta mund të paralajmërojë për gjendje më të rënda shëndetësore. Ja cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ënjtjes së gishtave, dhe kur duhet të konsultoheni me mjekun.

Abuzimi me kripën

Teprimi me ushqimet shumë të kripura mund t’ju shkaktojë ënjtje të gishtave. Trupi përpiqet që të mbajë një balancë të ujit dhe kripës. Duke konsumuar shumë kripë, trupi e kompenson këtë duke ruajtur shumë ujë në trup, prandaj krijohet edhe ënjtja. Zakonisht, ënjtja e shkaktuar nga konsumimi i tepërt i ushqimeve të kripura largohet vetvetiu brena disa ditësh. Nëse e keni kufizuar kripën dhe vazhdoni t’i keni sërish duart e ënjtura, duhet të konsultoheni me një mjek.

Osteoartriti ose artriti reumatoid

Nëse ju janë ënjtur artikulacionet kockore të gishtave, shkaku mund të jetë osteoartriti, sidomos nëse i keni gishtat të ënjtura në mëngjes. Osteoartriti shoqërohet shpesh (jo gjithmonë) me dhembje dhe ngurtësim të gishtave. Artriti reumatoid, një sëmundje autoimunitare që prek veshjen e brendshme të artikulacioneve, mund të shkaktojë gjithashtu ënjtje. Ndryshe nga osteoartriti, artriti reumatoid nuk është një sëmundje e lidhur me moshën dhe mund t’i ndodhë kujtdo, në çdo moshë. Zakonisht njerëzit me artrit reumatoid kanë ënjtje të kyçeve dhe artikulacioneve të gishtave.

Probleme me veshkat

Nëse veshkat nuk i filtrojnë mirë të gjitha lëngjet, trupi do t’i ruajë ato, dhe si pasojë shkaktohet ënjtja në disa pjesë të trupit, njohur në gjuhën mjekësore si edema. Edema mund të prekë çdo pjesë të trupit, megjithatë shkakton më shumë ënjtje të duarve, këmbëve dhe artikulacioneve. Veshkat rregullojnë dhe elektrolitet në tru, kështu çdo lloj problemi me veshkat mund të ndikojë te ky proces. Hipertensioni dhe diabeti janë disa nga sëmundjet që mund të shkaktojë këto probleme me veshkat.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV