Largimi i Emre Can nga Juventus, pesë superklube në garë për mesfushorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë skuadra kanë shfaqur interes për lojtarin Juventusit Emre Can, i cili pritet të largohet gjatë kësaj merkatoje nga kampionët e Italisë.

Bardhezinjtë janë të pakënaqur nga rezultatet e mesfushorit gjerman dhe i kanë dhënë minutash shumë të paktë aktivizimi.

Pavarësisht interesimit të shumë skuadrave, “Zonja e Vjetër” nuk ka pranuar asnjë ofertë deri më tani.

Klubet që duan të marrin gjermanin në radhët e tyre janë Borussia Dortmund, Arsenal, Manchester United, Tottenham Hotspur e Bayern Munich.

Megjithatë, bëhet me dije se Can nuk dëshiron që të transferohet në Premirë Ligë, pasi dikur ka qenë pjesë e Liverpool dhe do që ta respektojë atë skuadër.

Emre Can u largua nga kampionët e Anglisë si lojtar i lirë dhe më pas kaloi te Juventus ku nuk arriti që të gjente hapësirën e nevojshme./Fjala.al/

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV