Logo e NBA, peticion për të vendosur siluetën e Kobe Bryant

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vdekjes tragjike të yllit të basketbollit Kobe Bryant  nga rrëzim i helikopterit,ku ai ishte duke udhëtuar me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë, ku duhet theksuar se nuk arriti të mbijetonte asnjë, të shumtë janë ata që kanë kërkuar që në logon e NBA të vendoset silueta e legjendës së Lakers.

Lojtarë, trajnerë, gazetarë dhe tifozë të shumtë të basketbollit janë duke kërkuar zëvendësimin e siluetës së Jerry West me atë të Kobe Bryant.

Ky lajm u bë publik nga media spanjolle e sportit Marca, ku shtohet edhe se është filluar me mbledhjen e firmave.

Skuadrat janë duke marrë shembullin e Dallas Mavericks që e tërhoqën numrin 24 në kujtim të Bryant. Ata kanë sugjeruar që Giannis Antetokounmpo, në lojërat që “All Star” do zhvillojnë në Chicago në 2020-ën të luajnë me numrin 8 dhe “LeBron James” të luajnë me numrin 24.

Po ashtu në këtë shkrim shtohet edhe se është propozuar që All-Star MVP të riemërohej në çmimin e quajtur Kobe Bryant,kjo pasi ai është lojtari që e ka fituar atë në shumicën e rasteve plot 4 herë së bashku me Bob Petit./Fjala.al/

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV