Manastirliu: Kemi siguruar vaksina anti-COVID për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nga Pfizer dhe COVAX

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur për vaksinën antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se deri tani qeveria ka siguruar vaksinën për 800,000 qytetarë, pra 1,6 milion doza, nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

“Brenda Janarit, sipas kontratës që kemi me Pfizer, mbërrijnë mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara, më pas vijojnë sipas kalendarit të përcaktuar. Ndërkohë javën që vjen, presim një njoftim nga COVAX për kohën e mbërritjes së dozave të para. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani vaksinën anticovid për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, ndërkohë që jemi në negociata të tjera për të patur akoma më shumë sasi të vaksinës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp këtë të shtunë u shpreh se marrëveshja me Pfizer për vaksinën do të zbatohet dhe se 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit. Gjthashtu ajo tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga platforma COVAX për mbërritjen e vaksinave të tjera.

Ashtu sikurse jeni në dijeni, ne kemi filluar vaksinimin me mjekët e frontit të parë. Jemi në pritje të vaksinave që priten të mbërrijnë brenda muajit janar nga marrëveshja me Pfizer dhe nga COVAX. Javën tjetër mund të kemi një përgjigje në këtë platformë të COVAX për të mësuar mbi kohën kur do vijnë. Kemi shpresa që dhe nga kjo platformë ku kemi parapaguar 4 mln dollarë, ku do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë. Nëpërmjet marrëveshjes me Pfizer presim 500 mijë doza dhe vijojmë në fund të janarit.

 

Lexo edhe :  “National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

Ne jemi besimplotë që kontrata me Pfizer do zbatohet sipas afateve të parashikuara ku përshkruhet se ardhja e 10 mijë dozave do bëhet brenda janarit. Përsa i përket vaksinimit të 4 spitaleve ne po vijojmë. Janë rreth 1000 punonjës në 4 spitale. Janë 5000 mjekë dhe infermierë që janë më të ekspozuarit në vendin tonë, në reanimacione, urgjenca kombëtare. Me të përfunduar do kemi dhe një vaksinim të kombinuar. Ekziston dhe një kategori e riskuar, në shtëpitë e të moshuarve, ata që kanë sëmundje shoqëruese, po bëhet punë për identifikimin e tyre. Dua që tju bëjë të ditur që nuk do ketë vetëm një qendër vaksinimi. Do kemi qendra të tjera në qendra të tjera të vendit” – tha Manastirliu.

Të fundit

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë...

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen...

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në udhën e diellit, që personifikon...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Lajme të tjera

Web TV