RAI 3 me raport sekret: Në Shqipëri kultivimi i kanabisit u rrit 1200%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria “Kufiri i Europës”! Kështu e kanë titulluar reportazhin gazetarët e një prej televizioneve më të njohura italiane. Ata kanë në duar një raport sekret në të cilin janë të dokumentuar të gjitha lëvizjet e shqiptarëve në trafikun e të gjitha drogërave.

Por mbi të gjitha në lidhje me kultivimin e marijuanës. Ata vënë theksin në gënjeshtrat që bën policia shqiptare kur jep shifrat e rënies drastike. Sipas tyre fara vietnameze është kultivuar edhe në male.

Radio Televizioni Italian “RAI 3” në edicionin qendror të lajmeve të orës 19.00 të datës 27 janar 2020 i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë me një kronikë speciale të realizuar nga gazetari Valerio Cataldi.

Shqipëria gjithnjë e më shumë në kthetrat e narkotrafikantëve. Ky vend në kufi me Italinë e Europën e në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Europian, gjë që do t’i jepte një shpresë më shumë shoqërisë civile për të shpëtuar nga inkubi i kriminalitetit.

Sipas reportazhit të RAI 3 në Shqipëri është rikthyer prodhimi i kanabisit. Nga një vit më parë prodhimi ka pësuar një tregues në rritje me mbi 1200%.

E dëshmojnë fotografitë nga ajri e të përfshira në një raport sekret të Policisë i siguruar nga RAI 3. Janë gjetur mbi 100 mijë bimë kanabis të kultivuara në plantacione të vogla e të fshehura mes malesh. Janë bimë të ulëta të importuara nga Vietnami e të modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të përbërësve aktivë.

Ndryshe nga një vit më parë ku në Shqipëri u gjetën më pak se 1000 bimë kanabis të mbjella e siç deklaroi disa muaj më parë Drejtori i Policisë Kriminale shqiptare z. Tonin Vocaj, në vitin 2017, e sidomos në 2018, plantacionet e mbjella me marijuanë në Shqipëri u reduktuan drastikisht, të dhënat e raportit të siguruar nga RAI 3, i cili është ende sekret dëshmon një realitet krejt ndryshe.

Lexo edhe :  Sazani në duart e Trump, Rama miraton projektin

Për Rai3 Prokurori Antimafia i Leçes, Giacomo Cataldi, shprehet se përmes trafiqeve të sasive të mëdha të marijuanës ku Shqipëria është një nga prodhueset më të mëdha, mafia shqiptare ka mundur të sigurojë një rezervë e një disponueshmëri të konsiderueshme parash që i ka lejuar të hyjnë me tituj të plotë në trafikun e kokainës e në afera të tjera kriminale. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV