Abortet, INSTAT: Vlora me numrin më të lartë, Kukësi më të ulëtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abortet në vendin tonë kanë pësuar rënie nga viti në vit, por çudia më e madhe vjen nga statistikat në rang qarqesh. Vlora renditet e para në bazë të përllogaritjeve për një mijë lindje, me plot 274 aborte, ndërsa në vendin e dytë mbetet Berati me Tiranën që janë thuajse në të njëjtat shifra.

Është INSTAT që ka publikuar të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik ku saktëson se qarqet e Vlorës, Beratit dhe Tiranës kanë numrin më të lartë të aborteve në raport me numrin e lindjeve të gjalla më 2017, pasi gati 25 % e shtatzënive janë ndërprerë.

Sipas tyre në Vlorë u shënuan 274 aborte për 1000 lindje, ndërsa Berati u rendit i dyti për numrin e lartë të aborteve, pasi në vitin 2017 rezultuan 231 aborte për 1000 lindje. Po ashtu edhe në Tiranë numri i aborteve gjithashtu ishte i lartë, pasi ka rezultuar 231 ndërprerje shtatzënie për 1000 lindje.

Ndërsa në krahun tjetër, numri më i ulët i aborteve ka qenë në qarkun e Kukësit. Ka rezultuar vetëm 54 aborte për 1000 lindje, gjithashtu në Elbasan ishin vetëm 55 aborte për 1000 lindje.

Në qarqet e Korçës, Dibrës dhe Shkodrës numri i aborteve ishte më i ulët se mesatarja kombëtare. Në vitin 2017 në shkallë kombëtare numri i aborteve ishte 171 për 1000 lindje. Në 5 vitet e fundit, vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve, shoqëruar dhe me ulje të numrit të aborteve gjithsej.

Në vitin 2017, raporti i numrit të lindjeve me abortet është 1 abort në 5.8 lindje. Raporti i abortit është indikator që ka pësuar rënie me rreth 15 %, krahasuar me vitin 2013.

Megjithatë sipas shifrave të INSTAT shihet një tendencë lindjesh në rritje kryesisht në Tiranë ku edhe është popullsia më e madhe në vend. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

 

 

 

 

Të fundit

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të...

Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rivaltës, në provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e...

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit Emmy, Lauren Sánchez dhe si...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

Lajme të tjera

Web TV