Ulen çmimet e biletave të avionëve? Edhe shifrat në vendin tonë gënjejnë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shumë vjet, ata që u duhej të udhëtonin, shpesh kanë zgjedhur të shkojnë në vendet fqinje për të marrë avionin. Shkupi, Podgorica dhe Prishtina ishin alternativa për të kursyer para, ndonëse duke marrë parasysh kohën e humbur dhe shpenzimet e udhëtimit deri aty, leverdia nuk ishte shumë e madhe.

Por, muajt e fundit, çmimet e biletave ajrore janë ulur ndjeshëm dhe në Shqipëri. Hyrja e dy operatorëve të mëdhenj low cost, Wizz Air dhe Easyjet, zgjerimi i destinacioneve të operatorëve ekzistues dhe shtimi i konkurrencës, ka bërë që çmimet e biletave të bien ndjeshëm, raporton Monitor.

Destinacioni që ka shënuar uljen më të madhe është Vjena. Vetëm një orë e pak fluturim, përmes Austrian Airlines, që deri në dhjetor kishte monopolin e kësaj rruge, kushtonte mesatarisht mbi 200 euro vajtje-ardhje. Nga dhjetori ka filluar fluturimet Wizz Air.

Nëse kërkon me këtë linjë, mund të gjesh bileta edhe 15 euro në një drejtim, psh në datën 14 maj, apo 27 euro në 27 maj. Bileta më e shtrenjtë në një drejtim është rreth 44 euro me këtë operator, drejt Vjenës. Mesatarisht një bileta vajtje-ardhje e gjen me rreth 50-60 euro, nëse e pret disa muaj përpara.

Po a është e njëjta gjë me linjat që shqiptarët bëjnë më së shumti? Kryesisht me Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë? Sigurisht që ne, edhe pse populli më i varfër në Europë sërish kemi çmimin më të lartë, pavarësisht faktit që mund të kenë ndërhyrë në treg operatorët të rinj.

Referuar të dhënave të Instat, është i pamundur krahasimi me një destinacion dhe me një datë të largët në kohë, kur fqinjët tanë, kryesisht Mali i Zi dhe Maqedonia i kanë të përditshme, çmime thuajse qesharake duke u krahasuar me ne. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

 

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV