Dendias: 12 miljet në Jon na japin 13.000 km2 territor të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbrojtur në Parlament projekt-ligjin e qeverisë së Mitsotakis-it për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Gjatë fjalës së tij, Dendias ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katror territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë.

“Vetëm përmes këtij projektligji territori i Greqisë zgjerohet me 10 %“, tha Dendias.

Ministri grek tha ndër të tjera:

Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.

Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin. 

Të fundit

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet...

Zgjedhjet, nga do t’ia mbajë Kosova

Nga Preç Zogaj Agora shqiptare ka zier këto ditë. Ka patur prej atyre që duke dashur t’i shvlerësojnë anatemat e Grenell janë marrë me jetën...

Qytetarët e Kosovës drejtohen drejt kutive të votimit në zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme, duke iu drejtuar qendrave të votimit...

Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe konferencash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur...

“Mirror”: Butrinti, ”Maldivet” evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Lajme të tjera

Web TV