Rubin Hebaj vishet kuqezi, firmos për 2 vjet e gjysmë për Shkëndijën e Tetovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte një nga largimet që ranë në sy tek skuadra e Teutës gjatë kësaj merkatoje të janarit, por nuk ka vonuar të gjejë një skuadër të re. Dhe të martën, Rubin Hebaj është zyrtarisht lojtar i Shkëndijës së Tetovës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Pas largimit nga klubi bregdetar, sulmuesi shkodran u kontaktua nga kuqezinjtë dhe prej ditës së hënë ishte në Tetovë. Parimisht palët e kishin gjetur akordin, ndërkohë që të martë, futbollisti vizitat mjekësore dhe nënshkroi me klubi shqiptar.

“KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me Rubin Hebajn, – shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi, që drejtohet nga trajneri shqiptar, Ernest Gjoka. – Palët kanë gjetur akordin dhe është firmosur kontratë për 2.5 vite.

Hebaj është përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit dhe të gjithë në klub i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqezi.” I lindur më 30 korrik të vitit 1998 në Shkodër, sulmuesi kontratën e parë profesionale e firmosi në vitin 2015 me skuadrën e qytetit të tij, Vllazninë, për të kaluar dy vite më vonë, në 2017-ën në Slloveni, tek NK Domzhale.

Në sezonin 2018-2019 sllovenët e huazuan te Partizani në Tiranë, ku, me 4 gola ndihmoi skuadrën e kuqe të kryeqytetit të fitonte titullin e “kampiones” në Shqipëri, ndërsa menjëherë pas kësaj pasoi kalimi nga Domzhale te Vorskla Poltava në Premier Ligën e Ukrainës. Në janar të vitit të kaluar, Teuta e Durrësit e ktheu në Shqipëri ku fitoi Kupën dhe Super Kupën, ndërsa vjen në Tetovë si përforcim për sulmin kuqezi.

Shkodrani ka luajtur rregullisht me kombëtaret e moshave, Nën-17, Nën-19 dhe Nën-21-vjeçarët e Shqipërisë.

Të fundit

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë...

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin e cilësoi sërish organizatë kriminale. Berisha...

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej...

“Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Kreu demokrat Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë...

Zgjedhjet/ Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta...

Lajme të tjera

Web TV