Legjionarët, Hebaj: Tek Shkëndija jam si në shtëpi, një klub i madh dhe ambicioz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i ri kuqezi ka folur për herë të parë si lojtar i Shkëndijës së Tetovës. Në fakt, Rubin Hebaj tashmë mendon si kuqezi. Sulmuesi 22-vjeçar bëhet anëtar i ri i Shkëndijës, pasi firmosi të martën kontratën me kuqezinjtë. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, shkodrani është prononcuar për kanalin zyrtar të klubit. “Ndjehem shumë mirë në fakt, – thotë ai fillimisht. – Të gjithë më pritën shumë mirë në si ditë e parë në klub. Isha për të bërë vizitat mjekësore, u ndjeva tamam si në shtëpi dhe kisha ndjenjën që po vija në një klub shumë të madh si Shkëdija.”

Më tej, shkodrani ka vlerësuar klubin tetovar. “Kohët e fundit Shkëndija ka bërë shumë mirë si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në Europë dhe gjithmonë në mesin e ekipeve shqiptarë që i kam ndjekur edhe në televizor ka qenë edhe Shkëndija për arritjet që ka pas, – ka thënë Hebaj. – Sidoqoftë, vetë projekti i klubit më bëri të pranoj dhe me ardhë të firmos kontratën këtu për të bërë më të mirën për klubin. Shkëndija është një ekip ku flitet shqip dhe ndjehem sikur jam në shtëpinë time.”

“Shpresoj që kjo hera e tretë që dal nga Shqipëria të jetë e treta e vërteta për të bërë një sezon shumë të mirë”, – shton sulmuesi, i cili kërkon më tepër gola për ngjyrat e skuadrës së tij të re. “Besoj që nuk mund të jap premtim, por mund të them që do të bëj më të mirën për klubin, do të mundohem të shënoj sa më shumë gola, sepse roli im është sulmues normal dhe ekipi të arrijë sa më lartë me golat dhe paraqitjen time, – thotë Hebaj. – Besoj pjesa tjetër do të mbetet ta tregoj në fushë.” Po si ishte kjo ditë e parë e tij në klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe :  Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

“Ishte ditë e lodhshme sot, sepse rruga ishte e gjatë, testimet, ardhja në klub, vizitat mjekësore në “One Hospital”, kthimi pastaj, – pohoi ai. – Sidoqoftë, u bë për një qëllim të mirë, prandaj e mora me pozitivitet dhe u kënaqa.” 22-vjeçari ka vlerësuar edhe tifozerinë e zjarrtë të klubit tetovar, duke thënë: “Kush si njeh ‘Ballistët’!? Edhe kur kam parë Shkëndijën, por edhe Kombëtaren i kam ndjek dhe kam parë atë frymëzimin si një dëshirë që një ditë të luaj për klubin për të cilin ata bënin tifo.”

“Shpresoj që sa më shpejt të kalojë kjo periudha e epidemisë që të kthehen tifozët në stadium, të na mbështesin dhe të na japin atë ndjenjën e “lojtarit të 12-të”, – ka shtuar Rubin Hebaj, i cili i ka të qarta pritshmëritë, teksa pyetet edhe për titullin. “Besoj shumë, sepse Shkëndija e Tetovës ka disa vite që është në majat e futbollit në Maqedoni dhe kam shumë besim që do arrijmë objektivat e klubit”, – ka përfunduar futbollisti shkodran.

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV