Mund të duhet një pasaportë vaksine për të udhëtuar në Europë! Skema që po diskutojnë shtetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Herën tjetër kur të udhëtoni për pushime jashtë vendit, mund t’ju duhen dy pasaporta me vete, pasi një numër vendesh evropiane po marrin në konsideratë idenë për pasaportat e vaksinave për të lejuar udhëtimet.

Spanja, Greqia dhe Belgjika janë vetëm disa nga destinacionet që mbështesin pasaportat e vaksinave për udhëtarët, për t’i lejuar ata të vizitojnë vendin pa kufizime.

Pasaportat do të tregojnë se zotëruesi është vaksinuar dhe mund t’i lejohet që të shmangin karantinën ose lëvizjen e kufizuar në vend.

Greqia është një nga të parat që sugjeron se një pasaportë vaksine mund të ndihmojë në rinisjen e udhëtimit, megjithëse Athina ka thënë që pushuesit pa një pasaportë vaksine nuk do të ndalen të hyjnë në vend, por mund të përballen me kufizime karantine ose udhëtimi.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se Greqia nuk do të vendosë vaksinimin si një kërkesë të detyrueshme për udhëtime, por “ata që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të lëvizin”.

Ministri spanjoll i Turizmit, Reyes Maroto, mbështeti gjithashtu skemën, duke shtuar se ajo mund të “rivendosë lëvizjen” në të gjithë Evropën:

“Arritja e imunitetit është një moment kyç për të gjeneruar besim për të udhëtuar”.

Brukseli ka thënë gjithashtu se ndërsa skema është aktualisht “e parakohshme” ato mund të përdoren për të lejuar udhëtime nëpër vendet e BE-së. Portugalia dhe Italia janë gjithashtu pro kësaj skeme.

Sidoqoftë, OBSH nuk i ka mbështetur pasaportat si një mënyrë për të rifilluar udhëtimin, për shkak se është ende e paqartë nëse vaksinat mund të parandalojnë transmetimin.

Ata gjithashtu paralajmëruan se përhapja aktuale e vaksinave nuk është ende në të njëjtin nivel në të gjithë Evropën që do të lejonte pasaportat e reja.

Lexo edhe :  Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Komiteti i Emergjencave i OBSH-së tha: “Vaksinimi nuk duhet të përjashtojë udhëtarët ndërkombëtarë nga respektimi i masave të tjera të uljes së rrezikut të udhëtimit”.

Vendet që nuk janë në marrëveshje për pasaportat e vaksinës përfshijnë Rumaninë dhe Francën, të dyja kanë frikë se mund të shkaktojë një ndarje në vende.

Liderët e BE-së do diskutojnë mbi skemën e pasaportave të vaksinave këtë javë.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV