Lutje në heshtje për 400 mijë viktimat e COVID-19 /“ Akti i parë” i Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘’Akti i parë’’, Biden nderon viktimat nga COVID-19: Lutje në heshtje për 400 mijë bashkëkombasit që humbëm

Presidenti i 46-të i SHBA, Joe Biden ka bërë atë që e quajti ‘akti i parë’, një lutje në heshtje mes Capitol Hill për 400 mijë amerikanët që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Biden thotë se SHBA ka kaluar kaq shumë si komb së fundmi, dhe tashmë duhet unitet e bashkim.

”Nëse tregojmë tolerancë, nëse jemi të gatshëm të kuptojmë situatën e tjetrit, ashtu siç thoshte nëna ime, kuptoje tjetrin. Nuk ka se si të përgatitemi për atë që na sjell fati. Ka një ditë që ndoshta do të dueht ndihma e tjetrit, një ditë do u duhet të japim ndihmë.

Mund të vijojmë me mospajtime, por bashkëkombasit e mi në punën me njëri-tjetrit na duhet bashkëpunim.

Duhet të përballemi me këtë pandemi si një komb i vetëm. Siç thuhet në Bibël, do të na presi përpara gëzimi që do arrijmë ta kapërcejmë këtë. Kolegët që kam punuar në Senat, e kuptojmë se bota po na sheh, e gjithë bota na ndjek. Kam një mesazh për ata përtej kufijve tanë, Amerika u vu në provë, do riparojmë aleancat tona, do angazhohemi për bashkëpunim em botën. Për sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Do udhëheqim jo vetëm me shembullin e fuqisë tonë, por dhe fuqinë e shembullin tonë.

Do jemi partner i fortë për paqen e sigurinë. Kemi kaluar kaq shumë si komb, dhe akti im i parë do jetë t’ju kërkoj të bashkoheni me ne në një moment lutjesh për ata që kemi humbur, 400 mijë bashkëkombas, prindër, partnerë, miq, fqinj, fëmijë. T’i nderojmë ata duke u bërë një si komb e si vend. Lutje në heshtje për ata që humbën jetën. Amen. Kohë prove. ‘’- tha Biden.

Lexo edhe :  Shpërthen gripi në Gjermani, regjistrohen 40 viktima

 

Të fundit

“Olsi Rama s’ka lidhje me laboratorin e Xibrakës”, reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas njoftimit të SPAK pak ditë më parë se vëllai i tij Olsi...

Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 m i gjatë në Orikum, del në breg

Një peshkaqen i llojit “dhelpër”, me gjatësi prej 3.5 metrash, ka dalë në breg në zonën e Orikumit.Kjo ngjarje ka shkaktuar habi dhe kuriozitet...

Dëbora “pushton” juglindjen, si paraqitet situata në akset kryesore

Reshje dëborë në juglindje të vendit. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Në orët...

Tragjedi në Çeki/ Gjashtë persona humbin jetën nga shpërthimi i propanit

Gjashtë persona u vranë kur një cilindër propani shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës, thanë...

“Se çfarë fus unë në krevat, nuk është puna jote”- Debate mes dy banorëve në BBV

Pas akuzës të Amber ndaj Bernardit, se sipas saj ai po përdor në lojë “kartën” e të qenurit gej, tensione të shumta janë zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV