Pse nuk është bërë ende drejtësi për 21 janarin? Rama: Qeveria nuk është Prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama tha se drejtësia për 4 viktimat e protestave të 21 janarit 2011, të shpallur dëshmorë të atdheut sot, nuk mund të vijë nga qeveria dhe parlamenti pasi ai nuk bën gjyqe, por kjo duhet të vijë nga drejtësia.

Rama tha se qeveria apo edhe kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë, por është drejtësia që i bën të gjitha këto.

“Janë të gjithë dëshmitarë që është kthyer në normë se protesta është shprehje e të drejtës dhe nevojës për të dëgjuar dhe si asnjëherë më parë në këto vite qeveria e Shqipërisë ka pasur jo vetëm vullnetin për të dëgjuar, por edhe karakterin për të reaguar deri edhe duke kërkuar ndjesë përmes të drejtës së vet dhe arsyes që kanë treguar se ka qenë qeveria në pozitën e palës që duhet të tërhiqet dhe kanë qene protestuesit në pozitën e palës që jo vetëm të dëgjohet por edhe vlerësohet dhe me i dhënë të drejtë për argumentin. Nëse protesta është një e drejtë e pakontestueshme, e drejta nuk është gjithmonë në ata që protestojnë. Situata në vendet e kësaj familje euorpaina që ne i përkasim menjëherë ngrenë shqetësimin dhe pikëpyetjen duke thënë një të vërtetë që drejtësia për 21 janarin është papërfunduar larg së qeni e përfunduar.

Por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën që jemi sot dhe nuk jemi qysh në fakt që prej 1990 në një kohë kur politika dhe partitë që qeverinë dhe qeveria vetë apo kryeministri mund të bëjë atë që i takon të bëjë drejtësia. Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore, qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i Drejtësisë dhe as kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t’ja çuar gjykatës së partisë. Është drejtësia që i bën të gjitha këto. Ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vetë për të vënë në vend secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve të 4 dëshmorëve të 21 janarit”, tha Rama

Të fundit

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV