E trishtë/ Sëmundja e rëndë i mori jetën balerinit të njohur shqiptar, Kujtim Hoxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balerini I njohur Kujtim Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Hoxha prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën nuk arriti dot ta mundtte.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela, e cila vlerësuar kontributin e tij disavjeçar dhe karrierën artistike në TKOB.

Shkrimi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të balerinit Kujtim Hoxha.

Kujtim Hoxha u shua sot në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot.

Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas mbarimit të Akademisë së Dancit. Që nga ajo kohë ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB. Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist.

Krahas interpretimit si balerin në pjesën më të madhe të baleteve të vëna në skenën e TKOB me trupën e baletit, ka interpretuar dhe role solistike në baletet si: “Duarartët vigjilentë”, “Tokë e pamposhtur”, “Para stuhisë”, “Don Kishoti”, “Halili dhe Hajria”, “Arrëthyesi”, “Bajadera”, “Liqeni Mjellmave”, “Maxhordomi”, “Lumi i vdekur”, “Coppelia”, “Delina”, “Zhizel”.

Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë për përgatitjen e brezave të rinj si në mësimin e repertorit, ashtu edhe në rritjen cilësore për realizimin e roleve. Në vitin 2001, si rezultat i kësaj pune, ai u emerua përgjegjës i trupës së baletit. Që nga ky vit ka punuar pranë koreografit Agron Aliaj dhe koreografëve të tjerë edhe si koropetitor i veprave që viheshin në skenën e TKOB, në veprat si: “Rajmonda dhe Spartaku”; “Shehrezade”; “Caravaggio”; “Dansi i Puanteve”; “Migjeniana”, “Carmina Burana”; “Zhizel”; “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”; “Delina”; “Zorba”; “Coppelia”.

Lexo edhe :  "Lideri i PS është vetëm Rama! Nano ka qenë pazarexhi, e ndihmoi Meta..."

Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në TKOB është karakterizuar nga impenjimi dhe korrektësia në punë. Ka patur marrëdhënie shumë të mira si me punonjësit e administratës ashtu edhe me artistët balerinë dhe të sektorëve të tjerë artistikë.

Shpreh me dhimbje te thelle ne emrin tim dhe artisteve e punonjesve te TKOB , ngushëllime familjes e miqve të shumtë të balerinit Kujtim Hoxha.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

 

 

Të fundit

Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin...

Pse Trump ka ‘mbjellë’ dyshime rreth Nenit 5 të NATO-s për një dekadë

Polemika Trumpiane mbi Nenin 5 të Traktatit të Aleancës Atlantike ka rreth 10 vite. Që nga fushata e tij e parë zgjedhore, e cila...

Si e bëri Lisbona veten të parezistueshme për turistët

Turistët qëndrojnë në banesa afatshkurtra dhe të huajt blejnë shtëpi të dyta, ndërsa banorët vendas detyrohen të marrin me qira dhoma, jo apartamente. Nga Agustín...

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane

Një muaj pas tragjedisë së avioni të Air India, që mori jetën e 271 personave, ish-inspektorja e Përgjithshme e Departamentit të Transportit në SHBA,...

Milan nis punën për rindërtimin e mesfushës, Tare në kontakte me tre top mesfushorë

Milani po e rindërton mesfushën, pasi dëshiron të sjellë tre transferime në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Klubi ka shtuar përpjekjet në orët e...

Lajme të tjera

Web TV