Rikthimi i karantinës dhe mbyllja e kufijve / Masat e reja të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e koronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave

Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten tha se megjithatë BE mbetet e „rezervuar” sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës..

Liderët e Bashkimit Evropian kërkojnë nga qytetarët që të reduktohen sa më shumë udhëtimet. Qëllimi kryesor është të mbahet nën kontroll përhapja e virusit pa qenë e nevojshme të pezullohen rregullat e lëvizjes Schengen.

Në vendet e cilësuara pika të nxehta të COVID-19, udhëtarëve do t’u kërkohet një test PCR dhe do të vendosin si masë të nevojshme edhe karantinimin e udhëtarëve.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar nga liderët e BE ishte strategjia e vaksinimit, ku janë shtuar shqetësimet ndaj kompanive farmaceutike  për vonesat në shpërndarje. Liderët rikonfirmuan se vaksinat duhet të shpërndahen në të njëjtën kohë dhe duhet të jenë në bazë të popullatës

Të fundit

Shqipëria magnet për turistët! 6000 takime dhe qindra marrëveshje për këtë vit

Panairi më i madh i turizmit në botë ITB u mbajt prej datës 3 deri në 6 Mars në...

A mund të mbijetojë NATO pa Shtetet e Bashkuara?

Nga Brad Lendon, CNN Evropa po shikon një realiteti të ri, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtylla kurrizore e NATO-s, aleanca që ka garantuar sigurinë...

Tragjedi në Kroaci, digjet shtëpia, humbin jetën 3 fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku tre fëmijë të mitur raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri...

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet...

Shfrytëzonte për prostitucion dy motra, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçare, e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur. Njoftimi i policisë: Berat/Finalizohet si rezultat...

Lajme të tjera

Web TV