Soreca e Kim takohen me kreun e KED: E rëndësishme që të jetë gati për të plotësuar vakancat në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim kanë zhvilluar një takim sot me kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe.

Takimi është njoftuar nga vetë ambasadori Soreca me një postim në “Twitter” ku shpreh dhe mbështetjen e BE-së.

Ai deklaron më tej se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.

Të fundit

Kopja e rrallë e botimit të parë të Harry Potter u shit për 18,000 £ në ankand

Një kopje e “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”, një nga 500 të parat e shtypura në 1997, u...

Sondazhi: Gjermanët janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike përpara zgjedhjeve

Shumica e gjermanëve janë të shqetësuar për ekonominë dhe çmimet e larta si ekonomia më e madhe e Evropës, dikur motori ekonomik i kontinentit,...

Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta

Nga Namir Lapardhaja  I premtoi pushtetin për gjashtë muaj, i largoi edhe gjashtë vite të tjera larg pushtetit; I premtoi forcimin, i dhuroi dobësinë; I premtoi bashkimin,...

Funerali politik i Sali Berishës

Nga Ilir Demalia Berisha harron – ose përpiqet të harrojë – se vetëm dy javë para hyrjes së Shqipërisë në NATO ndodhi tragjedia e Gërdecit,...

Berisha: Drejtuesi i fushatës së Trump do të drejtojë fushatën e PD-së

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri me dije se drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump Chris Lacivita do...

Lajme të tjera

Web TV