Historia e ‘influencueses sexy’, mbeti e paralizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një influencuese 21-vjeçare, ka paralajmëruar rreziqet e tmerrshme të thithjes së oksidit të azotit.

Ylli i Instagramit, Tamika Dudley tha se kurrë nuk do të imagjinonte që përdorimi i ‘hippy crack’, mund ta kishte vrarë ose ta linte atë të paralizuar përgjithmonë.

Por çfarë është ‘hippy crack’ i cili përdoret shumë nga të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar?Emërimi shkencor për gazin pa ngjyrë dhe pa erë është oksidi i azotit. Zakonisht ai mbahet i presuar në një paisje e cila mund të karikohet e më pas hidhet në tullumbace. Efekti i saj jepet shumë shpejt dhe të shkakton një ndjesi euforike e cila shpesh i bënë përdoruesit të qeshin.

Tamika përmes postimeve të saj në rrjetet sociale tregoi historinë e saj sesi kishte rënë pre e përdorimit të kësaj droge.

Miqtë e saj ishin ata që kishin insistuar që ajo ta provonte, pasi kishte provuar herën e parë ajo kishte filluar ta konsumonte atë çdo ditë për një muaj resht.

Por një ditë 21-vjeçarja u zgjua me dhimbje si shpime gjilpërash në duar dhe këmbë e cila shumë shpejt iu shndërrua në mpirje të plotë të këmbëve dhe duarve.

Menjëherë ajo ishte transportuar në spital dhe iu nënshtrua një rezonance magnetike dhe një skanim me rreze X.

Të nesërmen, ajo u paralizua plotësisht nga beli e poshtë dhe duart. Ajo nuk ishte në gjendje të ecte të përdorte banjën apo të ushqehej vetë.

Pas ekzaminimeve mjekët i thanë se ajo mund të mos ecte kurrë përsëri pasi kishte dëmtime të mëdha nervore të shkaktuara nga teprimi i oksidit të azotit.

Por fatmirësisht pas përdorimit të përditshëm të antibiotikëve dhe fizioterapisë ajo filloi dalëngadalë të ndjente këmbët.

Lexo edhe :  “Berisha është ateist”/ Ngjela: Nuk e pranojnë perëndimorët

Pas një muaji në shtrat pa mundur të ecë, dhe në karrocë, Tamika tha se ishte shumë e lumtur kur filloi të bënte hapa të vogla.

Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga eksperienca e tmerrshme, Tamika kishte ende mpirje në duar dhe këmbe gjë që mjekët i thanë se mund të mos largohej kurrë.

Tani influencuesja është duke e ndarë historinë e saj me ndjekësit në rrjete sociale për ti ndërgjegjësuar sado pak për rreziqet që hasen nga përdorimi i oksidit të azotit./Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV