Veliaj dhe ambasadori i Izraelit, homazhe në Memorialin e Holokaustit: Koha të reflektojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për reflektim dhe për të lënë pas kulturën e urrejtjes, përçarjes dhe shpifjeve. Ai, së bashku me Ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, vizitoi stendat me foto dhe fakte historike të ekspozuara pranë Memorialit të Holokaustit te kodrat e Liqenit, ku u shpreh se kjo është një ditë për të cilën Shqipëria krenohet, sepse është një nga vendet e rralla në botë që strehoi dhe shpëtoi hebrenjtë.

“Sot është dita kur e gjithë bota, jo vetëm Shqipëria, reflekton mbi Holokaustin. Përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Ajo që ndodhi në vitet 1941-‘45 nuk filloi në vitin 1933. Kultura e urrejtjes, e përçarjes, e shpifjes dhe e damkosjes së tjetrit kishte nisur kohë më parë. Por, edhe pse sot jemi larg tragjedive si gjenocidi, kultura e përçarjes, e shpifjes, e damkosjes dhe e urrejtjes kultivohet ende; ka ende njerëz që akuzojnë pa fakte”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se duhet të reflektojmë nga gabimet e së shkuarës dhe të ndahemi nga gjuha e urrejtjes. “Nuk ka rëndësi nëse je kryetar bashkie, ambasador, politikan etj., duhet të kuptojmë se ato që themi sot, vërtet nuk shkaktojnë gjenocid apo përplasje fizike, por në afatgjatë e helmojnë shoqërinë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet, duhet të reflektojmë dhe të kuptojmë se, gabimet e së kaluarës, jo vetëm gjatë Holokaustit, por edhe me ngjizjen e gjuhës së urrejtjes dhe damkosjes së njerëzve për bindje ose etni, na çojnë në tragjedi të tilla”, deklaroi ai.

Whatsapp Image 2021 01 27 At 12.27.59 Pm

Veliaj solli shembullin e familjes Biçaku nga Qerrishta e Elbasanit, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore strehoi 26 hebrenj. “Holokaustin e shkaktoi ligësia, urrejtja dhe përçarja, por dashuria e ka fuqinë më të madhe. Familja Biçaku nuk ishte një familje pasanikësh, por zemrën e kishin të pasur. Ata kishin tjetër botëkuptim, pavarësisht se nuk ndanin të njëjtën fe me hebrenjtë që strehuan dhe shpëtuan. Shqiptarët e thjeshtë, kryesisht të besimit mysliman, hapën dyert për ta. E kjo tregon se fuqia e dashurisë e mund urrejtjen, fuqia e dritës e mund errësirën, fuqia e bashkimit e mund përçarjen”, shtoi ai.

Lexo edhe :  PS rrëzon kërkesën për hetimin e Portit të Durrësit

 

 

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, nënvizoi se Shqipëria është një shtet model, i cili duhet ndjekur për veprat e mira. “Jemi krenarë që jemi këtu dhe ndiejmë detyrimin t’ia rrëfejmë gjithë botës historinë tuaj. Historia juaj nuk është vetëm një histori e së shkuarës, por i përket edhe së ardhmes, brezave që do të vijnë, dhe kjo është diçka unike dhe e pabesueshme. Si ambasador i Izraelit dhe përfaqësues i kombit hebre ju falenderoj për këtë, juve personalisht dhe popullin tuaj”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj dhe Ambasadori Gendler vendosën buqeta me lule dhe ndezën edhe qirinj në Memorialin e Holokaustit, në Parkun e Liqenit Artificial.

Të fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin

Ditët e fundit të këtij viti dhe fillimi i vitit 2025 do të vazhdojnë me mot të qëndrueshëm, temperatura...

“IdentiTek”: Nuk do të ketë aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit. Ky...

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë për qarkullimin e automjeteve

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit...

Gjermani, presidenti shpërndan parlamentin: Zgjedhje të reja në 23 shkurt

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakohshme, të domosdoshme në këtë pikë për shkak se qeveria e...

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm. Turpi është një emocion...

Lajme të tjera

Web TV