21 janari/ Balla: Plumbi mund të më kishte marrë mua, por kapi Aleksin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se forca politike që ai përfaqëson ka përgjegjësinë për t’i shkuar në fund zbardhjes së 21 janarit.

Balla tha për ‘Real Story” se drejtësia duhet të marrë në pyetje personin që ka pranuar se ka dhënë urdhrin për vrasjet.

Mes të tjerash Balla tha se mund të ishte dhe ai një nga të vrarët, pasi qëndronte në shesh, ndërsa shtoi se ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha duhet të ishte arrestuar në 21 janar. Madje ai theksoi se urdhri për arrestim të Bashës, nuk ishte zbatuar nga policia dhe ministria e Brendshme.

“S’është e vërtetë që PS përfiton nga moszbardhja e saj (21 janari). Unë kam qenë në shesh, plumbi mund të më kishte marrë mua dhe mori Aleksin. Ishin dhe kolegë të tjerë. Ne kemi përgjegjësi për t’i shkuar në fund. Vasjari hodhi një bast. Unë do ndaja me ju një shembull. Viktimat e vrasjes së 91 në Rumani, presidenti u dënua në 2019 nga Gjykata e lartë Rumune. Nuk është rasti ky, por në Shqipëri kanë ndodhur disa problematika para 2013 që e kanë bërë të vështirë rrugëtimin e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështje. Me ministër të Brendshëm Bashën, prokurorët s’janë lënë që të zbatojnë detyrën. Ky zotëria që del dhe i hedh benzinë zjarrit, duhet të ishte arrestuar atë natë. Por urdhri për arrestimin e tij nuk u zbatua nga ministria e Brendshme dhe drejtoria e Policisë së Tiranës. A është kështu Sokol?”, tha Balla.

Sokol Balla: Po ashtu është!

Taulant Balla: Ai është një institucion publik, tek i cili nuk u lejua që të afrohej policia dhe OPGJ përkatëse, deri sa sistemi i kamerave u fshi. Dhe serveri duhet të jetë djegur. Predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës, që u dërgua jashtë, por nuk i mbijetoi plagëve, u qëllua nga një institucion i Bashës. Pyetja për 21 janarin nuk është kush i vrau, pasi e ka marrë përgjigjen, Andrea Prendi dhe Llupo. Për Aleks Nikën nuk vërtetohet lidhja mes predhës se armës. Unë dhe Sokol Balla, që kemi qenë aty, njeriu që ka qëlluar në atë drejtim në atë moment. Këtu bëhet fjalë se; A ka pasur një zinxhir komandues?! Agron Malaja tha; “kanë dalë urdhrat nga zyra e Sali Berishës. Në dosjen ku është gjetur fajtor Llupo dhe Prendi, është një moment ku thuhet; i kemi kërkuar Lulzim Bashës mbështetje. Në një vend ku drejtësia më ka marrë mua në pyetje si organizator i protestës, këtu nuk është marrë në pyetje një herë të vetme personi që ka rrahur gjoksin dhe ka thënë; i kam vrarë unë. Një pjesë e veprave penale janë të parashtruara. Përpjekja e drejtësisë në këto 8 vite ka qen për të shkuar në limitet e parashkrimit.

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV