Rita Ora i ofroi 5000£ restorantit në Londër për të fikur kamerat e sigurisë në ditëlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rita Ora i ofroi një restoranti Londinez 5,000 paund për 30-vjetorin e lindjes së saj në mënyrë që të festonte jashtë rregullave të vendosura si rezultat i pandemisë.

Më 28 nëntor ekipi i sigurisë së yllit të pop-it kërkoi që gjatë festimeve kamerat e sigurisë të fikeshin në Casa Cruz, në Notting Hill.

Rita Ora nuk pranoi të komentojë. Ajo tashmë ka kërkuar falje në mënyrë publike për këtë ngjarje.

Në 21 nëntor 30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt për një shfaqje private. Pas kthimit, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë ndërkohë që organizoi një festë ditëlindjeje në Londër e cila thyente rregullat e vendosura nga shteti si rezultat i gjëndjes së krijuar nga COVID-19.

Zonja Ora ka thënë se ajo i meritonte kritikat për këtë veprim dhe të ardhurat nga koncerti do të shkonin për bamirësi. Ekipi i saj nuk donte të komentonte në lidhje me pamjet filmike të rishfaqura më se fundmi.

Zëdhënësi i policisë Charles Holland, , i tha seancës dëgjimore të komitetit se pronari i lokalit pranoi të ishte”kontaktuar nga përfaqësuesit e Zonjës Ora duke ju ofruar 5,000 £ për përdorimin e ambjenteve të tij”.

Në një deklaratë për policinë, Bhattarai konfrirmoi pranimin e kësaj oferte. Holland tha se ai ishte “plotësisht i vetëdijshëm se festa shkelte rregullat e vendosura prej pandemisë.

Të fundit

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në...

Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

Gjyqtari Hazbi Balliu është rikthyer sot në qendër të vëmendjes dhe kritikave të kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale shefi i qeverisë...

Udhëheqësit evropianë sillen si lypës përballë një Trump-i të gjithëfuqishëm

“Shushurima” e NATO-s ndaj Trump-it ka qenë jetike për Ukrainën – por Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë kanalin e tyre të veçantë. Rafael Behr Një...

Ndryshime në administratë, pakësohen institucionet e varësisë

Nga ministritë e drejtoritë te agjencitë apo entet, bashkë me institucionet e pavarura kushtetuese.. qeveria propozon ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike. Ministri...

Grabiste motorë në seri, policia greke arreston shqiptarin minoren

Policia greke ka arrestuar një 16-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për vjedhjen e të paktën 10 motorëve përgjatë sezonit veror. Në pranga ka rënë edhe shoku...

Lajme të tjera

Web TV