“ Të të vijë turp”/ Mediat zbulojnë skandalin: Rita Ora dha ryshfet që t’i bëhet festa e ditëlindjes dhe fansat janë të zemëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të thuash që fansat në Britani janë të mërzitur me Rita Orën, është pak. Në nëntor të 2020-s, këngëtarja organizoi një festë ditëlindjeje në Londër, ndërkohë që qeveria kishte ndaluar grumbullimet apo eventet e ngjashme për shkak të Covid.

Tashmë sipas një artikulli të publikuar nga TMZ, Rita Ora dyshohet se ka dhënë ryshfet në restorant për të thyer rregullat e COVID. Media ka publikuar detaje të reja në lidhje me festën e ditëlindjes, përfshirë edhe shumën që Ora thuhet se pagoi për ta realizuar.

Sipas TMZ, një përfaqësues i këngëtares me origjinë shqiptare kërkoi një tavolinë për të festuar ditëlindjen e saj të 30-të në 28 nëntor 2020, duke ofruar gati 7,000 dollarë për një vend. Sipas raportimeve shefi i restorantit, Scottie Bhattarai, ra dakord për marrëveshjen, ndërsa më pas ka pohuar se e bëri këtë nga ‘lakmia për paratë’. Bhattarai tha se shumica e stafit të kishin liridalje, kështu që ishte ai që e bëri më të lehtë mundësinë për të realizuar festën. Lista e të ftuarve thuhet se përfshinte një numër të personazheve të njohur, si Cara Delevingne dhe motra e saj, Poppy.

Ora më herët kërkoi falje për gabimin, ndërsa tha se vendimi “ishte një nxitje e momentit, që u mor me pikëpamjen e gabuar se po dilnim nga bllokimi dhe kjo do të ishte në rregull”.

Pas zbulimit të detajeve të reja, përdoruesit e rrjeteve sociale janë zemëruar me shumë me këngëtaren, ndërsa nga dita e djeshme vijojnë komentet e tilla:

“Të vijë turp! Ka njerëz që vdesin dhe ju përdorni paratë për të marrë atë që doni”;

Të fundit

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

Lajme të tjera

Web TV