“Fenomeni Tire”, Rama: Rasti i sanitares nuk mund të rrëzojë dot mundin e mjekëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i sanitares Tire Alldervishi që u zbulua pak javë më parë, vijon të komentohet ende, madje edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama. Ai i quan veprimet e sanitares kundrejt qytetarëve që kërkojnë të marrin një shërbim në spital, të neveritshme. Kryeministri u shpreh në takimin e sotëm me qytetarët në Korçës, se jo një por 30 raste si rasti i sanitares të jenë nuk mund ta rrëzojnë kurrsesi investimin kolosal të mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve.

“Ne kemi një trup infermierësh dhe mjekësh që është realisht për t’u respektuar dhe ka një hendek të madh midis realitetit të punës, mundit dhe sakrificave dhe perceptimit që ushqehet në mënyrë të konsiderueshme nga eksperiencat e këqija të së shkuarës, edhe nga fakti që shumëkush për fat të mirë nuk ka patur nevojë të shkojë në spital dhe të marri shërbime apo ka eksperienca të të tjerëve për kohë të tjera kur spitalet ishin në gjendje katastrofike. Por ushqehet edhe nga raste që janë të neveritshme , siç ishte dhe rasti i sanitares në “Shefqet Ndroqi” por edhe siç mund të ketë raste të tjera, por nuk mund ta rrëzojnë investimin kolosal të mjekëve dhe infermierëve dhe posaçërisht në këtë periudhë të jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor të gjithë botës kështu që njohje dhe respekt për këtë”, u shpreh Rama.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV