Rindërtimi/ 860 familje në çadra. Ahmetaj tregon se kur do të përfundojnë dëmet e tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit për Rindërtimin ka folur për procesin e rikthimit të qytetarëve në banesa të reja.

Në një intervitës për Neës 24, Ahmetaj tha se sot janë rreth 860 familje në çadra, nga 11 mijë të tilla që ishin në dhjetor të vitit 2019.

Ai ka thënë se deri në verën e vitit 2022, do të përfundojnë të gjitha dëmet nga tërmeti.

“Sot janë 860 familje në çadra. Në dhjetor të 2019 kanë qenë 11 mijë familje. Ky numër reduktohet përditë.

Ndërtohen shtëpi, pallate dhe ata kthehen në shtëpinë e tyre, Çdo familje që nuk është në shtëpi sot ka bonus qiraje. Të gjitha familjet që nuk mund të shkonin në shtëpinë e tyre për shkak të sigurisë trajtohen me bonus qiraje.

Nuk mund të jem dot i kënaqur deri kur i fundit nga këto familje të jetë në shtëpitë e tyre. Çdo çelës që ne japim, çdo themel që hapim, ma plotëson kënaqësinë e punës. Ky është pozicioni më i rëndësishëm në raport me qytetarët.

Ky është projekti më social, që ka pasur ndonjë qeveri në 30 vite. Në pranverën e 2022 do të përfundojnë të gjitha dëmet nga tërmeti. Do jepen të gjitha shtëpitë, bonuset”,- tha Ahmetaj.

Përsa i përket programit të Partisë Demokratike, Ahmetaj tha se ata nuk folën asnjë fjalë për rindërtimin apo pandeminë. Sipas tij, nëse këta do të vinin në pushtet këta 11 mijë familje do të mbesnin pa shtëpi.

“Nuk folën për rindërtimin, po të vinin këta në pushtet këta 32 mijë familje do të ishin pa shtëpi”,- tha Ahmetaj.

Të fundit

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Mourinho: Neymar? Nuk ia vlen as t’i mendosh sa zero ka paga e tij

José Mourinho ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në Turqi dhe ka mohuar zërat për interesim të Fenerbahçes së tij karshi Neymar. Në një...

Pse Vucic po shton kërcënimet në Serbi? Trazirat po shtohen…

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës...

Lajme të tjera

Web TV