Në vitin 2016 iu bë atentat vëllait/ Kush është Shkëlzen Kastrati dhe konflikti i hershëm me një familje në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Shkëlzen Kastrati, 42 vjeç, është personi i cili paraditen e sotme u ekzekutua me armë tek rreth-rrotullimi i Sheqit në Fier. Sipas burimeve nga policia, emri i viktimës është i njohur në qytetin e fierit, ndërsa nuk është specifikuar veprimtaria e tij. Nuk dihet, nëse 42-vjeçari ka precedentë të mëparshëm penalë apo jo.

Ndërkohë, ekspertë të policisë janë shprehur se Kastrati është ekzekutuar nga një “dorë” profesioniste në qitje, pasi, viktima edhe pse ishte në lëvizje me makinën e tij tip “ML”, autori ka mundur të godasë në shenjë.

Ndërkohë, këta të fundit lëviznin me një mjet tip “Range-Rover”, e cili u gjet duke u djegur pas ngjarjes, në afërsi të vendit ku po ndërtohet spitali i ri në Fier. Sakaq, burimet thanë se 42-vjeçari është qëlluar në rreth-rrotullim, ndërsa ka lëvizur edhe disa metra më tej duke u përplasur me një tjetër makinë.

Ekspertë të kriminalistikës në Policinë e Fierit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë mbledhur edhe provat për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ëve. Po ashtu, janë shoqëruar edhe disa persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë, pasi kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Shkëlzen Kastrati mësohet se është vëllai i Kelmend Kastratit. 35-vjeçarit iu bë një atentat në janar të vitit 2016. Në atë kohë, policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmend Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Familja Kastrati ka probleme me një tjetër familje në Fier dhe policia dyshon se për shkak të këtyre problemeve kanë ndodhur disa ngjarje të rënda në Fier. Atentati ndaj Kelmend Kastratit në janar 2016 dyshohet se u krye nga njëri prej anëtarëve të familjes në fjalë.

Lexo edhe :  Rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Nga atentati atëherë mbeti i vrarë Denis Kasaj që drejtonte makinën dhe u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti. Policia arrestoi atëherë edhe një oficer të SHISH, i cili dyshohet se siguronte informacion për lëvizjet e Kelmend Kastratit duke çuar në atentatin në janar 2016.

Në vendin e ngjarjes u gjet e goditur nga makina e Shkëlzen Kastratit edhe një makinë tjetër tip “Mercedes Benz” me targa AA799UY, por nga të dhënat policore rezulton se ajo nuk ka qenë e përfshirë në ngjarje pasi ndodhej rastësisht duke kaluar aty.

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV