Vrulli i vaksinimit: Në 20 ditë, mbi 2 milionë të vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi dy milionë njerëz në Turqi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze anti-Covid. Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, më pak se 20 ditë pas fillimit të fushatës kombëtare të imunizimit.

Dozat i janë injektuar deri tani personelit mjekësor dhe atij të kujdesit shëndetësor si edhe të moshuarve mbi 75 vjeç në azile.

Ndër të parët që vaksinuan ishin gjithashtu disa liderë politikë, përfshirë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia përdor vaksinën e prodhuar nga kompania farmaceutike SinoVac, nga e cila ka marrë 13 milionë doza deri më tani, nga gjithsej 50 milionë të rezervuara.

Që nga fillimi i pandemisë, Turqia ka regjistruar gati 2.5 milionë raste dhe 26 000 viktima.

Të fundit

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Lajme të tjera

Web TV