Hajdari: Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve. Balla: Mos bëni gafat që bën Luli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari nga salla e Kuvendit ka deklaruar se shqiptarët janë njerëzit që emigrojnë më së shumti, duke bërë që sipas saj vendi jonë të ketë numrin më të lartë të azilkërkuesve.

Ajo ka hedhur akuza ndaj politikanëve duke thënë se ata që janë në këtë sallë por edhe jashtë saj, shijojnë milionat në kurriz të pasurisë së përbashkët, ndërsa iu referua këtu dhe qarkut të  Elbasanit.

“Është ironike të flasësh se ju e dini fare mirë se Shqipëria dhe shqiptarët janë të ndarë dhe të përçarë. Shqiptarët janë njerëzit që emigrojnë më së shumti. Kemi azilkërkuesit më të lartë.

Tejkalojmë dhe vende që janë në konflikt. Si erdhën deri këtu. Si ka mundësi që një vend kaq i bukur dhe i pasur me burime, me klimë të  mrekullueshme, me vijë bregdetare të paparë”, tha ajo.

Por teksa fliste për qarkun e Elbasanit, ku ajo kandidon, Hajdari ka ngatërruar numrin e liqeneve të Belshit. Ajo  fillimisht tha se Belshi ka 700 liqene, por më pas e ka korigjuar menjëherë duke thënë se ka 70.

Por kjo ngatërresë e saj është përmendur nga kreu i grupit të PS Taulant Balla sot në Kuvend, i cili i ka thënë të mos bëjnë gabimet që bën PD.

“Ju partitë e reja po bëni gabimin më trashanik që bën një parti  që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët.

Këtë vetëm lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka”, tha Balla.

Lexo edhe :  U dhunua brutalisht nga i dashuri/ Gjendet pa shenja jete 14-vjeçarja

Por menjëherë ka ardhur dhe përgjigjia e Hajdarit e cila i ka thënë se ajo të paktën shton bukuritë e Shqipërisë kurse mazhoranca sipas saj taksat e shqiptarëve.

“Ato  që fryj unë jam liqenet dhe bukuritë e Shqipërisë kurse ju  fryni paratë ata që merrni nga taksat e shqiptarëve. Shkoni  atje Taulant dhe bëni një punë, mos qarkulloni me 7 bodygardë.

Mos bëni  që shqiptarë të shikojnë të ardhmen e tyre si mundëisnë e fundit”, tha Hajdari.

Të fundit

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur...

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë,...

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë...

“Do ta çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë

Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei pranë Napolit, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka...

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e Fushë-Krujës. Në reagim thuhet se shpërthimi...

Lajme të tjera

Web TV