Spiropali sulmon opozitën: Të vësh duart në kokë, ish-deputetë që partia i nxori në rrugë flasin për largimin e vendit nga Europa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar opozitën jashtëparlamentare, nga Kuvendi duke thënë se tentoi të rrëzonte institucionet në 2019-ën por pavarësisht përpjekjeve të saj, mazhoranca arriti të  avakncojë me reformat që janë kushte për integrimin në BE.

Ndërsa foli për djegien e mandateve Spiropali tha se kjo erdhi pas vendimit të Berishës.

“Sdo e merrja fjalën të flisja nëse sdo të dëgjoja e çmeritur 2 ish deputetë të cilët partia e tyre i nxorrinë rrugë të flisnin për largimin e shqipërisë nga europa dhe distancën që paskemi krijuar ne me institucionet e BE. Të vësh duart në kokë është pak. Jo bvetëm këta dy ish deputetë u nxorrën zvarrë nga Kyvendi me vendim të ish kryetarit Sali Berisha duke braktisur institucionet në vitin më të rëndësishëm  të shqipërisë, duke marrë konsideratën e DASH dhe të mabasadës amerikane duke e cilësuar si minim dhe sabotim të demokracisë. Janë po të njëjtët njerëz që pa turp dhe pa u skuqur fare vazhdojnë të flasin për prespektivën europiane dhe për përpjekjet që kanë bërë për të na afruar me europën kur ishin ata që sulmuan fizikisht institucionet por edhe me forcën e vendimit të kryetarit të tyre dhe ish kryetarit për të ruajtur sigurinë e tyre familjare dhe partiake larg nga drejtësia e re. Po iu them se nëse ka një mazhorancë që ka bërë të pamundurën të mundur është kjo mazhorancë ky kryeministër.

Edhe pse 2020 ishte vit i vështirë kemi bërë të mundur të përmbushim të gjitha detyrat. Miratimi i reformës zgjedhore, GJK  dhe Gjykata e lartë, ndritja e SPAK dhe BKH dhe forcimi i luftës kundër tkorrupsionit dhe trafikut.Tani i takon bashkimit europian të mbajë fjalën dhe në këtë 6 mujor të përcaktojë korniznë e vetë. Shqipëria institucionet por edhe ne si kombë skemi qenë kurrë më pranë këtij procesi demokratik dhe është  falë këmbënguljes së jashtëzakonshme dhe luftës për të mbajtur institucionet në këmbë.

Lexo edhe :  Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Si duket ka mbetur tradita e vjetër e të kundërshtuarit të gjithçkaje pa arsye. Kanë meritën e tyre duke qëndruar në këto institucione duke i bërë ballë një hovi haxhi qamilist në këto 4 vite që kulmoi në 2019 me tentativë për shkatërrim institucionesh. Ne i mbrojtëm nga molotovi dhe rrënimi i tyre duke kryeer zgjedhjet dhe duke bërë funksional parlamentin me të gjitha reformat e votuara”, tha ajo.

Të fundit

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një...

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i shpërndau punonjësve që u përfshinë...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Lajme të tjera

Web TV