Plani ekonomik i PD-së/ Braçe: Lulzim Basha po dënon punëtorët me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës kryeministri Erion Braçe në një postim në mediat sociale ka reaguar në lidhje me programin ekonomik të PD-së, për të cilin shkruan se ky plan do të dënojë më vdekje punëtorët, e djeshëm, të sotshëm dhe të nesërm.

Braçe shkruan se PD po kërkon që të tatojë pagën minimale dhe se për oligarkët do të ulë tatimin, nga 15% në 9%. Sipas Braçes, Basha po u bën dopio favor oligarkëve, duke u shtuar fitimin dhe duke i tatuar më pak.

Ndër të tjera zëvendës kryeministri shkruan se edhe sikur Lul Basha të punoësojë 110 mijë punëtor të rinj në një vit e ti paguaj me 50.000 lekë dhe jo 36.000 mijë lekë, sërish gropa në pension do të mbetet 100 milionë dollarë.

Braçe mbyll postimin duke shkruar se me këtë skemë Luli dënon me vdekje punëtorët e djeshëm, të sotëm dhe të nesërm.

Postimi i plotë: LYLI DENON ME VDEKJE PUNETORET E DJESHEM, TE SOTEM, TE NESERM! TE PERJETSHEM OLIGARKET!

SIGURIMET SHOQERORE 18%, sjellin 22 MILIARDE LEKE ME PAK NE PENSIONE, 220 MILIONE DOLLARE! 22 MILIARDE LEKE FAVOR FISKAL; 20.3 MILIARDE LEKE TE OKIGARKEVE, 1.7 MILIARDE LEKE PUNETOREVE!

20.3 MILIARDE LEKE OSE 200 MILION DOLLARE TEK FITIMET E OLIGARKEVE! Lyli Basha thote se DO ULE TATIMIN E OLIGARKEVE nga 15% ne 9%; Pra, OLIGARKEVE DOPIO FAVOR: JU SHTON FITIMET DHE I TATON ME PAK!

Punetoreve asgje, madje madje, DO U TATOJ DHE PAGEN MINIMALE!

Lyli Basha thote se do punesoj 110 mije punetore te rinj ne 4 vite. Por edhe sikur te punesoj 110 mije ne nje vit e ti paguaj me 50.000 leke, jo 36.000,

Lexo edhe :  “Nuk ka burg pa gjyq që na ndal”/ Veliaj poston videon me pamjet e Tiranës ndër vite

GROPA NE PENSIONE mbetet 10 MILIARDE LEKE OSE 100 MILIONE DOLLARE! Skema e Lylit denon me vdekje punetoret e djeshem, te sotem, te neserm. PUNETORI KURRE NUK DO PUNOJ EDHE PER VETE, POR VETEM PER OLIGARKET!

Kujtojmë se javën e kaluar PD prezantoi edhe programin ekonomik për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja, totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo më i lartë se 0.5% e xhiros.

Të fundit

Leku ‘mbyt’ euron, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 23 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.7...

Mbahen sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit

Rreth 59.2 milionë milionë qytetar Gjerman me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e...

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë...

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Lajme të tjera

Web TV