Ofron shërbime falas/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë krijion qendrën e asistencës së agro-biznesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Lushnjë është krijuar një qendër e asistencës së agro-biznesit, për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve shqiptarë të marrin shërbime në një sportel të vetëm, pa asnjë kosto. Kjo qendër-sportel do të ndihmojë në shpërndarjen e informacionit të dobishëm për fermerët, mbi tema të ndryshme dhe do të sigurojë një mundësi për qasje në mjetet thelbësore për lehtësimin e aktiviteteve ekonomike të pronarëve të vegjël.

Ministria e Financave dhe të Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështesin rritjen e shkallës së përfshirjes financiare në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të Projektit të Bashkëpunimit Teknik, “Projekti i Përfshirjes Financiare për Fermat e Vogla Familjare”, pjesë e së cilës është edhe krijimi i qendrës së asistencës së agro-biznesit, (ABA).

Në ceremoninë e lançimit zyrtar të Qendrës ABA, në Lushnjë morën pjesë Zv. ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Besart Kadia, Ambasadori i Japonisë ne Shqipëri, Takada, përfaqësues i Zyrës së JICA për Ballkanin, Takeichi dhe të ftuartë tjerë.

Zv.ministri Kadia gjatë fjalës së tij vuri në dukje, bashkëpunimin e hershëm mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Japoneze, ndërsa theksoi se ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë Japoneze nëpërmjet ndihmave dhe kredive, granteve dhe bashkëpunimit teknik, ku prioritar në fokus të mbështetjes ka qenë sektori i bujqësisë.

Ambasadori i Japonisë në Shqiperi, Takada u shpreh se, “Kjo Qendër do të ndihmojë në shpërndarjen e informacionit të dobishëm, edukim mbi tema të ndryshme dhe do të sigurojë një mundësi për qasje në mjetet thelbësore për lehtësimin e aktiviteteve ekonomike të pronarëve të vegjël. Në kontekstin e situatës së pandemisë që ka prekur gjithë botën, Qendra ABA përfaqëson një mjet të dobishëm për adresimin e disa problematikave të rëndësishme të shfaqura këto kohët e fundit, të tilla si kufizimi i lëvizshmërisë dhe aksesi fizik në tregje dhe produkte, bashkëpunimi mes sipërmarrësve etj, vështrirësi të cilat demtuan ekonomitë e vogla në Shqipëri”.

Lexo edhe :  Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Ndërsa theksoi se, “për këtë arsye, përfitimet e shërbimeve, që do të ofrohen nga kjo qendër e rëndësishme janë shumëdimensionale”.

Nga ana e tij zoti Takeichi, tha se , ABA Center dhe ABA online së bashku, do të shërbejnë si një qendër e cila integron shërbime të ndryshme për fermerët, të tilla si trajnime, seminare, ngjarje të rrjetëzimit on-line, informacione mbi tregun, shërbime të gjera për bujqësinë etj.

Të fundit

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

Lajme të tjera

Web TV