Baza Ajrore e NATOS-s në Kuçovë, Peleshi: Puna nis në vjeshtë, baza e parë në Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vjeshtë do të nisë puna për ndërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, e para e para bazë e saj në Ballkanin Perëndimor , e cila do të ndërtohet në pjesën dërrmuese nga Aleanca  e Atlantikut Verior.  Lajmin e ka dhënë sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ai e cilësoi investimin në këtë bazë si jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë dhe bëri të ditur se punimet në terren do të nisin brenda vitit.

“Është një projekt shumë i rëndësishëm në mos më i rëndësishmi i këtyre viteve të fundit sepse jo vetëm që na jep një infrastrukturë dhe kapacitete të modernizuara në hartën e Aleancës sonë, por rrit edhe peshën strategjike të vendit tonë në rajon dhe më gjerë. Jemi të gjithë të angazhuar dhe në kohë me kalendarin tonë, si me shpronësimet si me ato pjesë të punimeve që i kemi marrë përsipër t’i kryejmë, që nga rrethimi i bazës, rrugët e brendshme, furnizimi me energji elektrike dhe ujë, të cilat janë pjesë e investimit të palës sonë. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10 % të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Punimet synohet të nisin në vjeshtë të këtij viti dhe tani jemi në fazën e procedurave të prokurimit nga Agjencia e Prokurimit e NATO-s. Në fund të marsit pritet të lidhen kontratat me kontraktorët. Ka shumë të interesuar, kontraktorë vendas dhe të huaj që do të operojnë për të zbatuar projektet. Në planin tonë kalendarik të punimeve në këtë bazë parashikohet nga muaji tetor-nëntor të nisnin punimet që do të zgjasin deri në fund të vitit 2023.”- u shpreh ministri Peleshi.

Lexo edhe :  Termometri 43 gradë/ Meteorologu: Vala Afrikane godet Shqipërinë

Kujtojmë se investimi që do të bëhet në Kuçovë kap vlerën prej rreth 50 milionë Euro, 5 prej të cilave nga buxheti i shtetit. Do të bëhet ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit  kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

Të fundit

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë...

Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë...

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim të ri, qeveria ua heq...

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që kishte shpërthyer më herët atë...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Lajme të tjera

Web TV