Rikthehen tërmetet në Shqipëri, lëkundje të forta në Durrës dhe Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.0 goditi para pak minutash Durrësin dhe Tiranën.

Epiqendra është në Hamallaj, 29 kilometra nga Durrësi, me thellësi 10 km.

Lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet.

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit të 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.

Qytetarët e Tiranës kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve të tjera, ku shumica po përdorin makinat e tyre për të kaluar natën në to duke rënduar edhe trafikun siç shihet edhe nga video e dërguar në redaksinë e ‘Fjala.al’

Situata duket po aq dramatike në qytetin e Durrësit ku qytetarët kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë në rrugë të tramatizuar nga lëkundjet e tërmetit, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Ky tërmet vjen vetëm një orë pas tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi sot Xhamajkën. /Fjala.al/

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV