Tërmetet janë kthyer në një makth tashmë kur shumë vende po goditen nga tërmete të fuqishme. Pas atij që goditi Shqipërinë nëntorin e vitit të kaluar duke lënë pas 51 të vdekur, 2020 ishte po kaq tragjik edhe për Turqinë, e cila u godit nga një tërmet shkatërrimtar para pak ditësh me mangintudë prej 6.8 rihter. Por cilët kanë qenë tërmetet më të fortë dhe shkatërrimtar që kanë goditur botën.
- Në mars të vitit 1957, tërmeti ka goditur ishujt Andreanof pranë Alaskës me magnitudë prej 8,6 rihter. Tërmeti shkaktoi edhe tsunami me dallgë prej 16 metra dhe një shpërthim vullkani. Shumica e ndërtesave u shembën, por për fat të mirë nuk pati numër të madh viktimash për shkak se zona ishte e pabanuar.
- Në vitin 1950, tërmeti goditi Tibetin në rajonin e Assamit me magnitudë 8.6. Shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa 1526 veta humbën jetën, mijëra të tjerë u plagosën.
- Në vitin 2005, tërmeti goditi Sumatrën. 8,7 ka qenë mangituda. Humbën jetën 1300 persona dhe pohohet se ka qenë tërmeti më i fuqishëm në Indonezi
- Në vitin 1965 tërmeti goditi ishujt Rat me magnitudë 8,7 Richter duke shkaktuar tsunami me dallgë prej mbi 10 metra. Për fat dëmet edhe këtu ishin të vogla.
- Në vitin 2010 tërmeti godet Kilin me mangitudë prej 8,8 Richter. Lëkundjet zgjatën rreth 3 minuta dhe është tërmeti i gjashtë për nga fuqia e tij i regjistruar ndonjëherë. Ky tërmet është reflektuar edhe në Argjentinë dhe Peru. Tërmeti shkaktoi tsunami që shkatërroi shumë qytete. Më shumë se 500 persona humbën jetën dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.
- Në vitin 1952, tërmeti goditi Kamchatkën në Rusi me magnitudë 9 Richter. Numërohen nga 10 mijë në 15 mijë viktima.
- Në vitin 2011 tërmeti godet Tohokën në Japoni me manjitudë prej 9,1 Rihter. Ai është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend. Ai shkaktoi një tsunami me dallgë që arritën në 40.5 metra. Tërmeti dhe tsunami u morën jetën 15894 njerëzve, ndërsa 6152 janë lënduar. 2562 janë ende të zhdukur.
- Në vitin 1964 një tërmet goditi Alaskën me magnitudë prej 9,2 Rihter. Ai zgjati 4 minuta dhe ka shkaktuar vdekjen e 143 personave.
- Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm goditi Oqeanin Indian. Tërmeti me magnitudë 9,3 ballë të shkallës së Rihter shkaktoi një tsunami që ka shkaktuar vdekjen e mbi 230 mijë njerëzve në rajonin e Indonezisë, Sri Lankës, Indisë dhe Tajlandës. Edhe ky një nga tërmetet më vrastarë në botë.
- Në vitin 1960 një tërmet i fuqishëm godet Valdivinë në Kili. Është ky tërmeti më i fuqishëm në Botë me magnitudë 9.5 Rihter. Ai shkaktoi një tsunami me dallgë mbi 10 metra. Numri i të vdekurve nga ky tërmet nuk është saktësuar asnjëherë, por dyshohet se kanë vdekur mbi 6 mijë veta.
- Janar 2020, Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm me një magnitudë prej 6.8 rihter, shkakton 41 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.