Idajet Beqiri: Kemi 120 parti. Popullsia ulet, numri i partive rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqirin është partia e tretë në vend që është themeluar. Partia e parë pluraliste në Shqipëri ka qenë  PD e themeluar  më 12 dhjetor 1990. Më 4 janar 1991 u themelua Partia Republikane dhe më 11 janar 1991 u themelua partia e Uniteti Kombëtar. Sot pas 30 viteve Beqiri është shumë i kënaqur me atë që ka arritur kjo parti por shikon  si problem numrin e madh të partive ndërkohë që popullsia ka rënë në këto tre dekada.

-Partitë kryesore në këtë vend u krijuam aq shumë parti sa në raport me popullsinë është parti-mania. Dhe është e tmerrshme se janë shumë.

-Ka kaluar numri 100 në gjykatë për partitë e regjistruara?

-Po, po janë 120 e ca parti të regjistruara dhe duke qenë ky numër kaq i madh…

-Domethënë rritet numri i partive, zvogëlohet numri i popullsisë.

-Kjo është e keqja më e madhe dhe pastaj ka plot parti që realisht janë fantazma dhe nuk japin asnjë lloj kontributi, përkundrazi, ndonjëherë e bëjnë edhe më të zezë se ç’është klimën politike me diçka që hedhin  me papërgjegjshmëri etj. Në këtë aspekt kjo e ka një të mirë se këto parti ngelen përsëri në hije dhe as nuk arrijnë dot që të regjistrohen në KQZ që të futen dhe të konkurrojnë, kështu që vetvetiu ato bien dhe shkojnë në drejtim të paditur as vetë, as vetë nuk e dinë si do jenë nesër , por nga ana tjetër ajo ka dhe një të keqe sepse në këtë numër të madh partish që janë , ka dhe parti që mund t’i japin diçka jetës politike në vend. Ka parti politike që kanë elementë qoftë edhe individual në këto forca që mund të jenë të vogla, por po t’i marrësh dhe t’i analizosh kanë elementë interesantë.  /Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV