Kupa e Spanjës/ Mbyllen çerekfinalet, njihen 4 gjysmëfinalistet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllen çerekfinalet, 3 nga 4 sfidat u sollën drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Pas ka mbyllur javën e shkuar turin e 16-shes, duke kualifikuar për më tej 7 skuadra janë nga Primera Divizion dhe vetëm një nga Segunda Divizion, Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit, ka luajtur përgjatë 3 ditëve të mesjavës takimet e çerekfinaleve. Siç dihet, kjo veprimtari është një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili ka sjellë përballjet më të spikatura të çerekfinaleve.

Të martën, skuadra e vetme që kishte mbetur nga niveli i dytë i futbollit spanjoll, Almeria, e cila pati mposhtur pas goditjes së 11-metërshave Osasunën, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rrjeta të paprekura, nuk ka arritur të shtangë edhe Seviljen, e cila pati mundur bindshëm Valencian në turin e 16-shes, me 3 gola të shënuar në pjesën e parë. Ky duel i parë i çerekfinaleve që erdhi në kanalin RTSH Plus në mbrëmje, u fitua nga Sevilja me një gol të vetëm në pjesën e dytë.

Të mërkurën, të dyja takimet kanë shkuar në shtesë  dhe, më herët, duke nisur nga ora 19:00, është luajtur përballja Levante-Vijareal, e cila është fituar nga skuadra vendase, me një gol të vetëm të shënuar në skajet e 120 minutave, teksa gjithçka po i drejtohej lotarisë së 11-metërshave. Ndërkaq takimi tjetër, që u luajt më vonë në mbrëmje të mërkurën, midis Granadës dhe Barcelonës, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport, ka qenë mjaft dramatik.

Kjo, pasi vendasit kanë kryesuar me dy gola deri në minutën e 88-të, por katalanët kanë barazuar gjithçka brenda pak minutash, duke e çuar gjithçka në dy pjesët shtesë nga 15 minuta secila. Një gjysmëorësh që ka rezultuar po aq dramatik, pasi janë shënuar edhe 4 gola të tjerë, një për vendasit dhe 3 për Barcelonën, që fiton me shifrat 5-3 dhe siguron vendin në gjysmëfinale. Ndërkaq, takimi i fundit i çerekfinaleve ishte ai i së enjtes në mbrëmje, midis Real Betisit dhe Atletik të Bilbaos.

Lexo edhe :  VIDEO/ Gafë qesharake tek United, mbrojtësi dhe portieri i “dhurojnë” golin Ipswic

Takim që gjithashtu erdhi për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, që gjithashtu shkoi në shtesë. Real Betisi, që pati mposhtur Real Sociedadin, por vetëm në shtesë, me shifrat 3-1, në turin e 16-shes, kaloi në epërsi në minutën e 84-t, me anë të Huanmisë, por skuadra baske që i pati dhënë fund aventurës në Kupë të Alkojanos, skuadrës modeste që eliminoi nga kjo veprimtari Realin e Madridit, barazoi shifrat në minutën e 4-t shtesë të kohës së rregullt.

Kështu, gjithçka iu drejtua dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila, që nuk kanë sjellë gola të tjerë, duke e çuar fatin e ndeshjes të vendoset nga pika e bardhë e 11-metërshave. Aty ku baskët tregohen më të saktë, duke realizuar 4 goditje radhazi, përballë Betisit, që realizon vetëm një goditje të saktë dhe Atletik e Bilbaos shkon kështu në gjysmëfinale.

Kupa e Spanjës

Çerekfinalet:

Të martën, 2 shkurt 2021:

Almería – Sevilja                                0-1

Shënues: L. Okampos 67’

Të mërkurën, 3 shkurt 2021:

Levante – Vijareal                             1-0

Shënues: Rozher Martí 120’

Granada – Barcelona       3-5

Shënues: Kenedi 33’, Soldado 47’, Fede Viko 103’(11-m.) / Griezman 88’, Zhordi Alba 90’, 113’, Griezman 100’, F. de Jong 108’

Të enjten, 4 shkurt 2021:

Real Betis – Atletik Bilbao              1-1          (4-1 pas 11-m.)

Shënues: Huanmi 84’ / Raul Garsia 94’

Të fundit

Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit ,ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë

Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme...

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër

Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars. Për këtë, kreu i KQZ-së, Ilirjan...

Londër, formohet “Koalicioni i të Vullnetshmëve”

Britania Madhe dhe Franca duan të avancojnë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Vende të tjera janë të gatshme t’i bashkohen një “koalicionit...

“Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”, Kryemadhi flet pas paraqitjes në SPAK

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat. E veshur me rroba ngjyrë lejla (ngjyra e...

Shefat e policisë, në grupe kriminale/ Mbahet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca në të cilën do njihen me masën e sigurisë tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin...

Lajme të tjera

Web TV