Veliaj në takim me banorët e Njësisë 1: Basha nuk di çmimet, sdi çfarë oferte të japë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin me banorët e Njësisë 1, kryebashkiaku Veliaj, komentoi drejtuesit politikë që PD-ja ka caktuar në Qarkun e Tiranës, duke i cilësuar si një skuadër humbëse, me emra humbës, që kanë humbur edhe në zgjedhjet e mëparshme, në çdo zonë ku kanë kandiduar.

“Humbjet e tyre më të mëdha i kanë sjellë si ofertë në Tiranë. Ofertë e re, kush?! Nard Ndoka?! Imagjinoni të ishte ai ministër i shëndetësisë në kohën e pandemisë? Apo Grida?! Imagjinoni të ishte ajo për rindërtimin, duke i shitur apartamentet nga 3 herë. Apo Aldo Bumçi, që mbahet mend për letrën e famshme, porosia e Shkëlzenit. Qartazi ai punon për Shkëlzenin, s’punon për Njësinë 1. S’e ka mendjen te Shkoza e te Ali Demi, se nuk e di ku i bie. Janë të gjithë si Luli”, u shpreh Veliaj.

Edhe këtë herë Veliaj nuk e kurseu ironinë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha , duke thënë se ky i fundit nuk di çmimet e produkteve , e jo më të japë një ofertë për to .

Kryebashkiaku nënvizoi se është qesharake që nuk lejohet të jepen më çelësa për shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit për familjet e prekura, vetëm për hatër të Lulit, që s’kap dot ritmin.

Të fundit

Reformohet ligji për produktet jo-ushqimore, bëhet në përputhje me rregullat e BE-së!

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet...

Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se çifti Meta-Kryemadhi ka shkaktuar dëme shumë të mëdha. Gjatë intervistës në “Edicionin e Fundit” në ABC News, avokati tha se...

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në territorin e Shqipërisë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, falë reshjeve të shiut...

VIDEO/ Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

Një helikopter që përdorej nga ushtria gjermane (Bundeswehr) u rrëzua të martën në lumin Mulde në Saksoni, njoftoi një zëdhënës i Forcave Ajrore të...

Protokolli i Firencës: Fundi formal i kufijve të Shqipërisë, tensionet tendosen

1926 – Ratifikimi i Protokollit të Firencës Nga Leonard Veizi Në korrikun e nxehtë të vitit 1926, në Parisin që ende mbante në damarët e...

Lajme të tjera

Web TV