Ia bleu Brad Pitt, Angelina Jolie nxjerr në shitje dhuratën miliona dollarëshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie po shet në ankand miliona dollarë pikturën e Winston Churchill, që u ble për të nga Brad Pitt si një dhuratë, thonë burime për Page Six. Por burimet nuk kanë thënë pse Jolie po kërkon ta shesë dhuratën e shtrenjtë të ish-bashkëshortes së saj.

Pitt, 57 vjeç dhe Jolie, 45 vjeç, janë ende të përfshirë në një betejë të pafund divorci pasi njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016.

Piktura e vitit 1943 e Churchill u ble për herë të fundit nga tregtari i antikave në New Orleans M.S. Rau në vitin 2011, për 2.95 milionë dollarë nga një blerës pa emër, dhe përfundoi në koleksionin e familjes së Jolie. Burimet tregojnë për Page Six se blerësi në atë kohë ishte koleksionisti i apasionuar i artit Brad Pitt, i cili ia dhuroi atë Jolie.

Piktura, “Tower of the Koutoubia Mosque”, u krijua nga Churchill për Presidentin Franklin D. Roosevelt dhe vlerësohet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë sipas Christie’s.

Churchill pikturoi “Kullën e Xhamisë së Kutubia” në Marrakech, Marok pasi ndoqi një konferencë në Casablanca në janar të vitit 1943 dhe ia dha Presidentit të SHBA-së Franklin D. Roosevelt.

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV