Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave për shkak të deklaratave të saj.
Pas largimit nga emisioni, Shqipja refuzoi të marrë pjesë sërish në emision, por mesa duket është “penduar”.
Në Instagram, e pyetur nga fansat e saj nëse ajo do të donte të kthehej sërish, Hysenaj e pohoi dëshirën për t’u rikthyer, por këtë herë për një tjetër qëllim.
Ish-konkurentja u shpreh se përballja me të gjithë konkurrentët është arsyeja vetme që do ta bënte atë të kthehej.
“Nuk të gënjej, kam shumë dëshirë të shkoj dhe kam akoma më dëshirë sikur të ishin të gjithë. Por kur them të gjithë, nga fillimi i emisionit e deri më sot. Nuk e keni idenë çfarë do kishit parë!”, u shpreh Hysenaj.