Studimi/ Homofobikët kanë një të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim ka gjetur një lidhje shkencore mes nivelit të ulët të inteligjencës dhe të atyre që kanë mendime homofobike. Hulumtimet u realizuan nga studiuesit në Universitetin e Queensland, Australi, dhe mbështesin studimet ekzistuese që kanë treguar më herët një lidhje mes inteligjencës së ulët dhe pikëpamjeve paragjykuese.

Sidoqoftë, kjo shënon herën e parë që një lidhje mes inteligjencës më të ulët dhe homofobisë është ekzaminuar në popullata jashtë SHBA-ve. Botuar në revistën ‘Intelligence’, studimi përfshi më shumë se 11.500 australianë.

Ekipi hulumtues analizoi të dhënat nga një sondazh i 2012-s, me pyetje që synojnë të vlerësojnë aftësitë njohëse të të anketuarve, si dhe një sondazh të 2015-s që pyeti të anketuarit në lidhje me mendimet e tyre për të drejtat e barabarta.

Ndër pyetjet e tjera, pjesëmarrësve iu kërkua të vendosnin deklaratën “Çiftet homoseksuale duhet të kenë të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale” në një shkallë prej 1 (nuk pajtohem aspak) deri në 7 (plotësisht dakord).

Në fund u zbulua se, sa më e ulët të ishte inteligjenca e një personi, aq më shumë gjasa kishte që ata të shprehnin pikëpamje paragjykuese kundër çifteve të të njëjtit seks.

Autorët e studimit shkruan: “Ekzistojnë korrelacione të njohura mes inteligjencës së ulët dhe mbështetjes së qëndrimeve paragjykuese ose jo. Individët me aftësi të ulët njohëse kanë më pak të ngjarë të mbështesin të drejta të barabarta për çiftet e të njëjtit seks”.

Rezultatet sugjerojnë që inteligjenca luan një rol kritik, megjithëse të pavlerësuar, lidhur me paragjykimet.

Të fundit

Ekspertët që parashikuan Covid: Një virus i ri mund të shkaktojë pandeminë e rradhës

Një virus i ri që është shfaqur në pjesë të Amerikës mund të "kërcënojë të gjithë njerëzimin" sipas ekspertëve...

Tirana dhe bregdeti, ndër më të lirat në rajon për qiratë ditore

Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen për Tiranën, çmimet e qirasë ditore në kryeqytet mbeten...

Protesta e opozitës tek kryeministria/ Rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e shtetit do të bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi u njoftua nga PD për 3 orë protestë pasditen e sotme nga ora 17:00...

PD në protestë/ Rama: Shqiptarët të çojnë kënetën drejt tharjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të zhvillojë opozita në orën 17:00 para Kryeministrisë. Rama shkruan në platformën "X" se...

E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV