Historia e tmerrshme e 13-vjeçares që u abuzua seksualisht nga 20 zjarrfikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca do të caktojë përfundimisht si moshë kur dikush ‘mund të japë miratimin për të kryer marrëdhënie seksuale’ atë 15-vjeçare, pas zemërimit për rastin e përdhunimit të një nxënëseje.

Ndryshimi në legjislacion vjen pasi 20 zjarrfikës të cilët dyshohet se përdhunuan një vajzë 13-vjeçare iu shmangën akuzës, duke shkaktuar protesta në të gjithë Francën. Aktualisht, nuk ka ‘moshë miratimi’ në Francë, ndryshe nga vendet e tjera të BE-së.

Ndërsa legjislacioni thotë që të bësh seks me dikë nën 18 vjeç është një vepër penale, duhet të ketë prova se ishte jo-konsensuale për të marrë një dënim për përdhunim.

Nëse nuk ka prova për të demonstruar përdhunimin, i akuzuari mund të akuzohet për shkelje seksuale dhe të dënohet me maksimumi prej 7 vjet burg.

Ndryshimi në legjislacion do të thotë që abuzuesi do të përballen me dënime më të ashpra nga tani e tutje, pasi seksi me dikë nën 15 vjeç do të klasifikohet si përdhunim.

Masa u njoftua nga ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, i cili tha se qeveria është e vendosur të veprojë shpejt për të zbatuar ndryshimet.

“Një akt i marrëdhënieve seksual nga një i rritur në një të mitur nën 15 vjeç do të konsiderohet përdhunim”, tha ai të martën në televizionin France-2.

Ai shtoi se përjashtime do të bëheshin për adoleshentët që kryejnë marrëdhënie seksuale konsensuale.

Hapi i parë drejt caktimit të moshës së ‘miratimit’ në Francë ndodhi në 2018-n kur u propozua një ndryshim në ligj përmes protestave, mbi një rast të një mashkulli në të 20-at që kreu marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçar.

Të fundit

Fushata në Kosovë/ Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, evidentohen 623 raste on line

Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore në Kosovës është ashpërsuar në javën e fundit. Demokracia në Veprim ka evidentuar 48...

Tregu Rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve

Pavarësisht çmimeve simbolike, fuqia blerëse në tregun rom të Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm, duke e vështirësuar edhe më tej mbijetesën e këtij komuniteti. Për...

Planet për një fëmijë të dytë dhe vështirësitë gjatë shtatzënisë, rrëfehet Sara Gjordeni

“Kisha menduar gjithçka, por jo që do të isha në një podcast duke folur si mami”, u shpreh Sara Gjordeni në një intervistë. Sapo është...

Rama:“Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë”

Edi Rama: Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin. Vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të...

Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë

Të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë kanë organizuar mbrëmjen e 31 janarit "Sofrën Çame" në Sarandë. Një traditë për të...

Lajme të tjera

Web TV