Zgjedhjet në Kosovë/ BE: Presim proces transparent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian pret që zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë të organizohen në mënyrë të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në mjediset ku kandidojnë pjesëtarët e komunitetit serb.

Këtë porosi BE e ka dhënë duke u përgjigjur në pyetjet rreth vërejtjeve të mëhershme se në mesin e serbëve të Kosovës në të kaluarën ka pasur presion dhe frikësime të kandidatëve dhe mbështetësve, të cilët nuk ishin nga Lista Sërpska, të cilën e mbështet Qeveria e Serbisë.

“Opozita dinamike dhe një garë elektorale janë pjesë e demokracisë pluraliste”, është përgjigjur një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian edhe në Raportin e Progresit të miratuar vitin e kaluar, kishte konstatuar se zgjedhjet në Kosovë ishin zhvilluar në përgjithësi në mënyrë të duhur me garë konstruktive, përpos në pjesët e Kosovës ku garonin pjesëtarët e serbëve të Kosovës.

Në ato pjesë, sipas vetë raportit të Komisionit Evropian, ka pasur presione dhe frikësime të atyre që kandidonin kundër Listës Sërpska apo mbështetësve të tyre.

Në pyetjen se çfarë ka bërë Bashkimi Evropian për të siguruar që edhe në pjesët e banuara me serbë në Kosovë të mos përsëriten problemet që janë parë në të kaluarën, Komisioni Evropian ka thënë se “BE-ja rregullisht diskuton me të gjitha çështjet përkatëse, përfshirë edhe kur është fjala për zgjedhjet me bashkëbiseduesit relevantë, dhe nënvizon nevojën për të implementuar rekomandimet e misionit vëzhgues të BE-së”.

“Është e nevojshme që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë të lirë, pa presion politik. Të gjithë pjesëmarrësit, institucionet apo partitë politike, mbajnë përgjegjësi për këtë” ka thënë ky zëdhënës i Komisionit Evropian.

Lexo edhe :  Distria Krasniqi fiton titullin kampione e Evropës

Nga BE-ja është paralajmëruar se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, së bashku me akterë tjerë ndërkombëtarë, do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve në një numër vendvotimesh në Kosovë për të ndjekur procesin zgjedhor.

 

Të fundit

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në...

“Profetike”/ Shitet për 400,000 dollarë letra e të mbijetuarit të Titanikut

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë përpara se anija të fundosej është shitur për një rekord prej 400,000 dollarë...

Braimllari kërcënoi se do e padiste/ Meta e sulmon nga burgu: Donte të më zinte vendin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu për ditët e tij në qeli, fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e 11...

E rëndë në Vlorë!/ Vritet me armë zjarri roja i një objekti ndërtimi

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Vlorë. Sipas Policisë 58-vjeçari Renato Hoxhaj dyshohet se është vrarë me...

‘Bufi&Tiku drejt ribashkimit’/ Rama ndan dialogun satirik (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me "serinë" e radhës të "Bufi&Tiku drejt ribashkimit", duke vënë në shënjestër Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim...

Lajme të tjera

Web TV