Luljeta Bozo:3-4 vjet rresht thosha se pritet një tërmet si ai 26 nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo është shprehur se ka rreth 3-4 vjet rresht që ka thënë se Shqipëria pritet të goditet nga një tërmet shkatërrimtar si ai i 26 nëntorit të vitit të kaluar që i përngjan atij të 1979-s.

E pyetur në studion e ‘News 24’ se përse nuk e ka bërë publike këtë deklaratë, por vetëm ia ka komunikuar studentëve të saj, Bozo tha se nuk ka dashur të krijojë panik te njerëzit.

Pse nuk e thatë publikisht znj. Bozo?

Ua kam thënë studentëve. Po ta thosha publikisht do të panikoseshin më keq njerëzit. Deri më sot shkenca nuk ka arritur që të parashikojë tërmetet.

Po ajo që parashikuan në Turqi se do të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm…

Ata janë bazuar në historikun e tërmeteve që kanë rënë në shtetin e tyre. Ndoshta në Stamboll po afrohet periudha për të rënë një tërmet si ai që ra tek ne. Ata e bazojnë diku këtë thënie, por që se kur mund të bjerë asnjëherë nuk i dihet./Fjala.al/

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe...

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lajme të tjera

Web TV