BE thirrje Kosovës pas zgjedhjeve: Të vazhdojë dialogu me Serbinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

“Rruga evropiane e Kosovës po ashtu shkon edhe përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Verhelyi. Dy zyrtarë e lartë evropianë përsëriten edhe gatishmërinë e BE-së për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës.

“Me 14 shkurt qytetarët e Kosovës hodhën votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Varësisht nga certifikimi i rezultateve përfundimtare, ne presim krijimin e Kuvendit të ri, sikur edhe qeverisë e Presidentit të ri”, thuhet në këtë komunikatë.

Aty thuhet se “Bashkimi Evropian kishte dërguar një mision ekspertësh zgjedhorë i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur edhe procedurat pas zgjedhore si dhe për të dhënë rekomandime”.

“Bashkimi Evropian do të vazhojë të angazhohet me autoritetet, me qëllim të mbështetjes së Kosovës në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën evropiane. Kjo kërkon që Kosova të avancojë në reforma, të drejtuara nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimii dhe Agjenda Evropiane e Reformave, si dhe nga bashkëpunimi rajonal”, shprehen Borrell dhe Verhelyi në komunikatën e përbashkët të lëshuar për zgjedhjet në Kosovë.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Pas një pauze 20-mujore, dialogu rinisi në korrikun e vitit 2020. Takimi i fundit i udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë u zhvillua në shtatorin e vitit të kaluar.

Lexo edhe :  Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Të fundit

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV